
Komisioni Evropian rekomandoi të dielën pezullimin e fondeve për Hungarinë, prej gati 7.5 miliardë eurosh, për shkak të korrupsionit. Ky është rasti i parë që BE-ja po zbaton një sanksion të tillë, me synimin për të mbrojtur funksionimin e shtetit ligjor. Propozimi do të duhet të miratohet nga vendet anëtare në Këshillin Evropian.
Bashkimi Evropian miratoi dy vite më parë një mekanizëm të ri sanksionesh financiare si formë reagimi ndaj dëmtimit të demokracisë në Poloni dhe Hungari, ku Kryeministri Viktor Orban ka vënë nën kontroll gjykatat, mediat, OJQ-të dhe botën akademike, si dhe ka kufizuar të drejtat e emigrantëve, homoseksualëve dhe grave, gjatë qëndrimit të tij në pushtet për mbi një dekadë.
“Komisioni i propozoi Këshillit (Evropian) masa për të mbrojtur buxhetin e unionit nga shkeljet e parimeve të shtetit ligjor në Hungari. Çështja u hap kur Komisioni njoftoi Hungarinë në prill të këtij viti për shqetësimet tona në lidhje me shkeljen e parimeve të shtetit ligjor, që për shkak të shtrirjes së tyre krijojnë një rrezik për buxhetin e BE-së”, tha Johannes Hahn, Komisioner i BE-së.
Zoti Hahn tha se Komisioni Evropian ka konstatuar shkelje sistematike dhe mangësi në proceset e prokurimeve publike, në menaxhimin e kompanive publike dhe mangësi në hetimin e rasteve ku përfshihen fonde të Bashkimit Evropian.
“Komisioni mendon se në këtë pikë buxheti është i pambrojtur dhe rreziku ndaj tij vazhdon”, tha zoti Hahn.
Komisioni i propozoi për rrjedhojë Këshillit Evropian pezullimin e fondeve prej rreth 7.5 miliardë eurosh që ishin caktuar për Hungarinë. Vendet anëtare të BE-së do të vendosin brenda tre muajsh për masën e propozuar.
Komisioneri Hahn informoi gjithashtu se Hungaria ka premtuar se do të punojë për të korrigjuar mangësitë e konstatuara.
“Komisioni do ta monitorojë situatën. Hungaria ka premtuar se do ta informojë plotësisht Komisionin për zbatimin e masave për të përmirësuar situatën deri më 19 nëntor, siç parashikohet në propozimin tonë. Kur të mbërrijmë në atë moment, pas një rivlerësimi, do të ndërmarrim veprimet e duhura”, tha zoti Hahn.
Qeveria e Kryeministrit Orban ka propozuar rishtazi krijimin e një agjencie kundër korrupsionit, ndërsa është rritur trysnia ndaj Budapestit për të siguruar fonde për ekonominë që gjendet në situatë jo të mirë, si dhe për të ndihmuar monedhën vendase, forintën, e cila është në nivelin më të dobët krahasuar me të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Kryeministri Orban e quan veten si “luftëtar të lirisë” përballë pikëpamjeve të Perëndimit liberal. Ai mohon që vendi i tij të jetë më i korruptuar se vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Komisioni ka bllokuar tashmë rreth 6 miliardë euro në fonde të parashikuara për Hungarinë, në formën e një pakete stimuluese për rimëkëmbjeje ekonomike pas COVID-19, për shqetësime që lidhen gjithashtu me korrupsionin.
Sorros po I Ben presion Hungarian nepermjet BE. Nderkoh keta ndihmon ukrainen,gjoja demokracine nderkoh qe ukraina Ka ndaluar opozite Ka mbyll shtypin opozitar etj. I ka.mbyll Jo vetem ato.pro ruse po gjithcka. Zelinski Ka me biliona dollar,ather si I Ka bere KY keto para,NGA aktrimi? Normal qe korrupsion Ku po pastrohen parate amerikane te pelosit,Obames e klintonve Ather ti ndihmon nje vend thuajse nje partiak e korruptiv,po ndeshkon nje vend tjeter demokratik gjoja ne emer te korrupsioni. Po sikur Hungaria Tu dale NGA BE fare e Tu thot shkoni qih.ni? Hungari Ka nje qeveri te zgjedhur NGA hungarezet e kjo esht demokraci e shumices. ,BE do qe ne Hungari ta zgjedhin qeverin scholtz,hutte e schwabb me Sorros?? Ja Ku I po vjen fundi BE ,kshu si e Kan nisur. Prandaj hapni syte se neser dhe ju te votoni nje qeveri tuajen,te nesermen po se do amerika e Sorros do ju dhjesin ne te. Po e doni kete lloj demokracine,ather ta gezoni.... Harrova tru shpelaret e Rames do thone teori konspiracioni..