Bashkimi Evropian tha të hënën se kishte vendosur sanksione ndaj dy individëve iranianë dhe një njësie të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për kërcënimin e lirisë së trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës rrjedh rreth një e pesta e naftës në botë.
Ky veprim shënoi herën e parë që blloku ka përdorur fuqi të reja për të sanksionuar Iranin për kufizimin e lirisë së lundrimit, shkruajnë mediat e huaja.
BE-ja tha në një deklaratë me shkrim se kishte shtuar Komandën Provinciale të Hormozganit të Marinës së IRGC-së në listën e saj të sanksioneve, si dhe Mohammad Akbarzadeh dhe Hamid Hosseini.
Ajo theksoi se Akbarzadeh është Zëvendës Komandant për Çështjet Politike të Marinës së IRGC-së dhe Hosseini është përfaqësues i Unionit të Eksportuesve të Naftës, Gazit dhe Produkteve Petrokimike të Iranit.
Irani vendosi të mbyllë Ngushticën e Hormuzit pasi filluan sulmet amerikane-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt.
“Veprimet e Iranit janë të papranueshme. Në përgjigje, shtetet anëtare kanë miratuar sanksione kundër subjekteve dhe individëve iranianë të përfshirë në ndërprerjen e tranzitit përmes Ngushticës së Hormuzit”, tha Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, më parë në një konferencë për shtyp në Qipro.
“Kjo është hera e parë që BE-ja ka zbatuar regjimin e saj të ri të lirisë së lundrimit dhe kur të jetë e nevojshme do ta zbatojmë përsëri”, shtoi Kallas.
Deri me tani Irani nuk i pengoj askujt vetem popullit te vet?Por megjithese tani hyren Amerikanet dhe Izraelitet ne lufte BE,ja i vendos sanksione te gabuarit dhe jo atyre qe e filluan luften pra Irani nuk paska te drejten per ta mbrojtur vendin kurse Izraelit i lejohet te vrasi xhdo dit Gra dhe femij ,Bravo Fashista.
Per ata qe vrasin 75 mije palestineze nuk ka sanksjone nga BE , per ata qe ju bllokojne naften, me vrap vene sanksjonet. Po BE e ka sanksjonuar Iranianet sot e 70 vite dhe te themi te drejten Iranianet kane mbijetuar dhe jane zhvilluar . Hipokrizia e vendeve perendimore nuk ka kufij .