Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi sot se vendet perëndimore kanë hyrë në një afat 30-ditor për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën që lidhet me programin bërthamor të Iranit.
“Po hyjmë në një fazë të re prej 30 ditësh, të cilën duhet ta përdorim me të vërtetë për të gjetur zgjidhje diplomatike”, u shpreh Kallas nga Kopenhagen, ku po zhvillohet një samit i nivelit të lartë i BE-së.
Deklarata vjen një ditë pasi vendet evropiane njoftuan aktivizimin e mekanizmit të rivendosjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit, duke i dhënë një afat njëmujor diplomacisë për të shmangur përshkallëzimin e krizës.
Kërkesa për rivendosjen e sanksioneve pritet të shqyrtohet sot nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i cili do të vendosë nëse do të mbështesë këtë hap të vendeve perëndimore.
Mekanizmi i aktivizuar lidhet me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të njohur si JCPOA, që synonte kufizimin e kapaciteteve bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Irani nën presion diplomatik
Perëndimi ka ngritur shqetësime serioze për shkeljen e angazhimeve bërthamore nga Irani, si dhe për dështimin e përpjekjeve të fundit për rikthimin e marrëveshjes.
Kallas nënvizoi se kjo “faza e re” është mundësia e fundit për zgjidhje përmes dialogut, përpara se të rikthehen masat ndëshkuese ndërkombëtare.
BE gabon rende qe merret me Iranin. Ajo tregon deshtimin spektakolar te vet gjatevdy dekadave te fundit. BE asht plotesisht irrelevante ne gjeostrategjine boterore, prandaj ajo nuk po din nga tia mbaje. Nese afrohet me Kinen mbase dicka do shpeton e mbetet prej saj.