Berisha entuziast, lexon mesazhin: Me rikthimin tënd o doktor fitoi Shqipëria dhe humbi Rama, fitore

25 Mars 2022, 18:45Politika TEMA

Berisha entuziast, lexon mesazhin: Me rikthimin tënd o doktor fitoi

Sali Berisha u rikthye sot në selinë e Partisë Demokratike, nga ku dha edhe një deklaratë për media shoqëruar me duartrokitje.

Berisha konfirmoi sërish se ka në plan të kandidojë për kryetar të PD-së, duke qëndruar në politikë për sa kohë “SHBA nuk paraqet asnjë fakt apo provë kundër tij”.


Berisha, i entuziazmuar lexoi edhe disa prej mesazheve, që tha se ia kanë dërguar demokratët.

“Kam me dhjetra mesazhe, por ndër to do veçoj mesazhin e demokratëve që më thonë “sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, por nuk është një ditë e mirë për Edi Ramën”. Mesazhi tjetër më thotë “sot është një ditë e mirë, për një fitore të opozitës ndaj këtij regjimi që po rrënon financat e shqiptarëve”. Dua t’i përshëndes, kam marrë mesazhe të tjera “nuk të kam mbështetur” më thotë një i ri nga Berati. “Nëse kandidoj, a do të kem të garantuar votën e lirë?”, unë i them atij se do ta ketë të garantuar”, tha Berisha.

2 Komente

  1. N
    Nik

    Sa te rroje Sali Berisha Shqiperia e gjore nuk do te kete kurre qetesi!

    Përgjigjjuni
    1. U
      Une

      NUk e besoj dot qe ka akoma idiote qe e admirojne e madje e adhurojne Sali kriminelin, a thua kemi njerez me nivel inteligjence kaq te ulet nderkohe neper shkollat neper bote shqiptaret shkelqejne Berisha ia vuri qellim vetes te kultivonte idiotesi dhe langoj qe e ndjekin nga pas per nje kothere buke dhe si duket ia ka dale, Cudi!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje