“Mesazhi im është normalizmi i plotë i jetës së këtij grupi për bashkimin e kësaj partie”.
Kështu ka deklaruar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një deklarate për mediat, pasi doli nga zyra e Enkeleid Alibeajt i cili i kërkoi të largohet dhe t'i hapë rrugë bashkimit.
“Diskutuam procesin e bashkimit, kontribut të çdo demokrati. Është detyrim i të gjithë të debatojnë, diskutojnë me grupin. Komisioni i Rithemelimit ka besim të plotë te Grupi parlamentar i kësaj partie”.
Ai theksoi se sot është ditë e mirë për demokratët, por nuk është ditë e mirë për Edi Ramën.
“Në emër të Komisionit Rithemelimit dhe PD-së, u bëj thirrje demokratëve t’i shtrijnë dorën njëri tjetrit sot dhe të bashkohen në këtë ditë për interesin më të madh të vendit, Kombit, shoqërisë shqiptare”.
Ai theksoi se vendimi i Gjykatës, legjitimoi vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit të PD, të cilat sjellin PD-në, si parti të votës lirë, të vlerave konservatore.
“Partia kaloi një krizë, ndaj është detyrë e demokratit të kontribuojë. Pas 6 marsit kam zhvilluar takime të përgjithshme me kryetarë të degëve të PD-së, të rretheve të ndryshme, të cilët deri më 6 mars nuk kanë mbështetur lëvizjen e nisur”.
Në diskursin e tij nuk mungoi dhe kryetari i dorëhequr i PD-së, Lulzim Basha.
“Basha është deputet i PD-së. Ne mbetemi të hapur për çdo lloj demokrati e demokrate. Po të ishte në zyrë”.
Lini një Përgjigje