Një betejë e vërtetë dronësh është zhvilluar në qiell mes Rusisë dhe Ukrainës. Moska pretendon se ka rrëzuar 6 fluturake në rajonin Kurs dhe 21 dronë të tjerë në Briansk.
Nga ana tjetër, ushtria e Ukrainës njofton se ka shkatërruar thuajse 8 mijë dronë rusë vetëm gjatë javës së fundit. Presidenti Volodymyr Zelenski lavdëroi ushtarët e vendit të tij që po luftojnë heroikisht për çlirimin e territorit ukrainas të pushtuar nga rusët.
“Dëshiroj të lavdëroj veçanërisht luftëtarët tanë që po godasin bazat dhe logjistikën ruse në territoret e pushtuara. Okupatori duhet të ndjejë se kjo është tokë ukrainase”, theksoi lideri i Kievit.
Në orët e fundit, forcat ukrainase kanë goditur aeroportin ushtarak rus Saki në Krime. Këto zhvillime vijnë në një kohë kur del në dritë një plan sekret. Nju Jork Tajms raporton se ministri i mbrojtjes i Rusisë, Andriy Belousov, ka telefonuar shefin e Pentagonit amerikan, Lloyd Austin, në fillim të këtij muaji për ta paralajmëruar lidhur me një “operacion të fshehtë” që Ukraina po përgatit kundër Rusisë.
Sipas 3 burimeve të ndryshme të medias amerikane, zyrtari i Putinit, i tërhoqi vërejtje Pentagonit, pasi besonte se ukrainasit kishin bekimin e Shteteve të Bashkuara për sulmin sekret ndaj Rusisë.
“Nju Jork Times” shkruan se Belousov e ka pyetur Austin nëse Pentagoni ishte në dijeni të operacionit duke e paralajmëruar se kjo mund të ndizte edhe më tej tensionet mes Moskës dhe Uashintonit. Sipas burimeve në fjalë, zyrtarët amerikanë kanë mbetur të surprizuar dhe konfirmuan se nuk ishin në dijeni të asaj që pretendohej.
Nuk ka me gallate dhe humor amerikanet kane mbetur te surprizuar dhe konfirmuan se nuk ksishin "dijeni", Ukraina (Pal Vata) ka vepruar ne koke te vet USA (shoku Enver) nuk dinte gje. Komedia vazhdon, zhelja Zelensky pergezon ushtaret (burgaxhinjtee liruar) se ushtare nuk ka me, tani qe po llap ukrainasit e shperndare ne Evrope dhe Bote i ka ne weekand duke bere pire dhe bere plazh nga Ksamili, Spanje e me rradhe.
Ti je rus qe po te digjet toka nen kembe,mos i qaj hallin ukrainasve dhe Zelenskit,do ju zbythin dhe do ktheheni me vagona treni plot me kufoma( gjynah te shkretet se i kane derguar te luftojne si mish per top) zgjohuni dhe bejeni te dridhet psikopati Putin qe po ju merr ne qafe!