Atentati ndaj Trump, FBI: Ish-Presidenti u godit vërtet nga plumbi

27 Korrik 2024, 09:23Bota TEMA
Atentati ndaj Trump, FBI: Ish-Presidenti u godit vërtet nga plumbi

FBI-ja deklaroi se ish-Presidenti Donald Trump u godit në vesh nga një plumb gjatë atentatit ndaj tij më 13 korrik, duke i dhënë kështu qartësi ngjarjes, pas gati dy javësh konfuzioni dhe kundërthëniesh.

Në deklaratën e qarkulluar mbrëmjen e së premtes, FBI-ja tha se “ajo çfarë goditi ish Presidentin Trump në vesh ishte një plumb, qoftë i plotë apo i fragmentuar në pjesë më të vogla, që u shkrep nga arma e të dyshuarit të vdekur”.

Deklarata u bë dy ditë pasi drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha gjatë një seance dëgjimore në Kongres se nuk ishte e qartë nëse plagët e ish-Presidentit Trump u shkaktuan nga plumbi apo copëza të tjera.

Më herët gjatë ditës së premte, ish-mjeku në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të ish-Presidentit Trump, kundërshtoi deklaratën e drejtorit të FBI-së.

Fakti se një plumb e plagosi ish-Presidentin Trump në vesh dhe se ai i shpëtoi vdekjes me një distancë me centimetër, është shndërruar në një element kryesor për fushatën e tij elektorale.

Ronny Jackson, ish-mjeku në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të ish-Presidentit Trump, deklaroi se: “Nuk ekziston asnjë provë se u godit nga ndonjë gjë tjetër përveç një plumbi”, shkruajti zoti Jackson, një aleat i ngushtë i ish-Presidentit Trump. “Drejtori i FBI-së Wray gabohet dhe është e papërshtatshme që të sugjerohet ndonjë gjë tjetër”.

Të enjten, ish-Presidenti Trump iu drejtua medias së tij sociale për ta kritikuar drejtorin e FBI-së.

“Ishte fatkeqësi që një plumbi e goditi veshin tim, dhe e goditi fort. Nuk pati xham, nuk pati copëza”, shkruajti ish-Presidenti Trump, duke shtuar se: “Nuk është çudi që FBI-ja dikur e lavdishme, ka humbur besimin e Amerikës!”.

Edhe zëdhënësi i fushatës elektorale të ish-Presidentit Trump i tha agjencisë së lajmeve Reuters se çdo variant tjetër se ish-presidenti mund të ishte goditur nga diçka tjetër, ishte nënprodukt i teorive të konspiracionit.

3 Komente

  1. D
    Dakort..... miratohet.

    Kane kaluar 2 jave me hir apo me pahir u kujta shefi i FBI te thote ate qe eshte r e a l i t e t, plagosje me plumb te Presidentit Trump, po ai qe vdiq dhe 2 te plagosurit e tjere ne miting kane bere me gjasme vete???????. FBI ka nevoje per plugim me traktor, ne prisnim qe laboratori i tyre me i miri ne bote te pecaktonte plumbin qe vrau Aleks Niken nga i erdhi nga Saliu(qe e dime te gjithe por duhet zurtarisht) apo nga cadrat pistolete? Po cfare lesh FBI kur zevendes shefi i saj McGonigal ishte privatisht i korruptuar ne sherbim te Rames dhe merrte canten ma dollar nga nje i papune Neza i derguari i Rames.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Cja fusni kot..fluturoi nje blete, ose qurret e ndonje shqiptari qe goditen cepin e veshit..plumb, cne plumb!.......ju tha Kimetja apo Lu lu-ja!

      Përgjigjjuni
      1. g
        guru

        Po mirë,po si nuk na e treguat veshin e Trump të goditur nga plumbi,'që ta egzaminojmë' vet ..!?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje