Rusia dhe Kina drejt shkatërrimit të rendit që ndërtoi dikur SHBA

26 Korrik 2024, 13:35Bota TEMA
Rusia dhe Kina drejt shkatërrimit të rendit që ndërtoi dikur

Blloqe gjeopolitike, ideologji rivale, një garë teknologjike: A jemi kthyer në vitet 1960?

Nga Hal Brands, Bloomberg

Nga Ukraina në Gaza, dhe deri në Detin e Kinës Jugore, bota po ballafaqohet aktualisht me shumë kriza. Bashkëpunimi ndërkombëtar është i paralizuar nga rivaliteti diplomatik, ndërsa tekno-optimizmi i ka lënë vendin një tekno-ankthi shumë të përhapur.

Superfuqia e vetme, SHBA-ja, po çalon dukshëm teksa po shkon drejt zgjedhjeve presidenciale të radhës. Një dobësi, e cila mund të ketë pasoja fatale, sepse rivalët e saj po armatosen me shpejtësi për luftërat e tashme dhe ndoshta edhe të ardhshme.

Nga ana tjetër, secila prej këtyre sfidave është simptomë e një ndryshimi më të thellë historik që po ndodh. Për një brez pas Luftës së Ftohtë, bota u strukturua bazuar tek një sërë të vërtetash: triumfi i demokracisë mbi autokracinë, virtytet e globalizimit dhe inovacionit, perspektivat për paqe midis fuqive të mëdha dhe roli stabilizues i fuqisë amerikane.

Këto të vërteta mbështetën ndërtimin e një bote e cila ishte jashtëzakonisht e favorshme për SHBA-në dhe aleatët e saj. Po ashtu, panorama ishte e favorshme për financat dhe tregtinë globale. Arsyeja pse bota sot duket kaq kaotike, është se po bien të vërtetat e dikurshme, ndërsa po marrin formë konturet e një epoke të re.

Rendi në zhvillim është ai në të cilin janë rikthyer blloqet gjeopolitike dhe ku rivalët strategjikë po zhvillojnë beteja të egra ideologjike dhe teknologjike. Ekonomia ndërkombëtare është shndërruar në një fushëbetejë, pasi ndërvarësia dhe pasiguria shkojnë dorë për dore me njëra-tjetrën.

Qeverisja globale dhe zgjidhja e problemeve po duken gjithnjë e më shumë si artefakte të një epoke të dikurshme më të lumtur se e sotmja. Dhuna ndërkombëtare po përshkallëzohet teksa po rritet rreziku i një lufte të madhe, madje edhe ai i një lufte botërore.

Fuqia e SHBA-së duket ende e madhe. Por sjellja e Amerikës po bëhet më e rrëmujshme, ndërsa politika e saj më pak e qëndrueshme. Gjithsesi, edhe këto trazira mund të prodhojë shanset për një të ardhme të mirë. Por së pari, duhet që politikëbërësit të kuptojnë mirë epokën që po jetojmë.

Bota e pas Luftës së Ftohtë kishte pasiguritë, padrejtësitë dhe vijat e saj ndarëse. Por bota që u shfaq pas rrëzimit të Murit të Berlinit perceptohej ende si një epokë unike e përparimit dhe perspektivave të mira. Demokracia po e mposhtte autokracinë. Numri i demokracive u rrit nga rreth 40 në fillim të viteve 1970, në 120 deri në vitin 2000.

Globalizimi ishte në zgjerim të madh: Tregtia botërore gati u katërfishua midis viteve 1989-2019, ndërsa flukset e investimeve të huaja direkte u rritën me tetë herë midis viteve 1992-2000. Hapja ekonomike po i rriste standardet e jetesës në mbarë botën.

Mendohej se ulja e tensioneve ndërkombëtare do të krijonte një zhvillim të përbashkët, që vetëm tiranët më të mëdhenj do të guxonin ta prishnin. Globalizimi u nxit edhe nga revolucioni dixhital, i cili lehtësoi tregtinë dhe rriti produktivitetin. Po ashtu, teknologjia e informacionit dukej se favorizonte lirinë; mediat sociale nxitën protestat që rrëzuan qeveritë represive në Egjipt dhe Ukrainë në fillim të viteve 2010.

Sigurisht, progresi pati edhe anën e tij të errët. Sulmet që pësoi SHBA më 11 shtator 2001, treguan se si edhe aktorët e dobët mund të shfrytëzonin lehtësinë e udhëtimit ndërkombëtar, komunikimit dhe financave për të goditur kudo nëpër botë. Por në përgjithësi, një botë që supozohej se po qetësohej nga integrimi ekonomik, dukej gjithnjë e më shumë e favorshme për paqen midis fuqive të mëdha.

Por në retrospektivë, përparimi i pas Luftës së Ftohtë ishte më i brishtë nga sa dukej. Shumë demokraci të reja u konsoliduan në një mënyrë të dobët, gjë që i la ato të prekshme ndaj ndryshimeve me prirje autokratike. Edhe tipare të tjera të kësaj epoke, ishin si thika me dy presa.

Kështu globalizimi solli zhvillim, por edhe pabarazi dhe pasiguri kulturore, efekte që nxitën një lëvizje të madhe neo-populiste, e cila nuk ka përfunduar ende. Teknologjia e informacionit u dha disidentëve mjete të reja për të kritikuar sundimtarët represivë, por po ashtu u dha edhe sundimtarëve mënyra më të mira për të gjurmuar dhe mbyllur gojën kritikëve të tyre.

Më e rëndësishmja, rendi i pas Luftës së Ftohtë që mbështetej në dominimin e SHBA-së dhe Perëndimit, nisi të haste në probleme sapo filloi të zbehej ky dominim. Rusia u ringrit si një fuqi ushtarake, teksa Kina përjetoi një rritje ekonomike mbresëlënëse.

Me kalimin e kohës, vendet që nuk e donin një sistem të rrënjosur tek vlerat liberale dhe udhëheqjen e SHBA-së, u bënë më agresive në sfidat e tyre. Rusia pushtoi fqinjët e saj Gjeorgjinë dhe Ukrainën, Kina pretendoi dhe pushtoi në mënyrë graduale pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore, ndërsa Irani nxiti kaos në Lindjen e Mesme.

Ky sulm, ndodhi pikërisht në kohën kur po dobësohej angazhimi i Amerikës ndaj sistemit që kishte krijuar vetë pas vitit 1945. Janë disa tiparet e epokës që po jetojmë. Së pari janë rikthyer blloqet rivale. Në Ukrainë, një grup autokracish euroaziatike – Koreja e Veriut, Irani dhe Kina – po ndihmojnë përpjekjet e Rusisë për ta rrëzuar normën ndërkombëtare të mossulmimit.

Ato përballen me një grup demokracish të përparuara – nga Amerika e Veriut, Evropa dhe Indo-Paqësori – të cilat po e përkrahin Kievin për të mbështetur një sistem më të madh që u ka shërbyer mirë atyre. Këto rreshtime nuk janë gjithëpërfshirëse – shumë vende në Jugun Global kërkojnë që të luajnë me të dyja palët, por ato po forcohen teksa po rriten tensionet ndërkombëtare.

Së dyti, vazhdon sërish beteja e ideve. Rusia dhe Kina po riorganizojnë normat dhe organizatat ndërkombëtare për t’i bërë autokracitë më të sigurta. Ato besojnë se sistemet e tyre joliberale, mund të prodhojnë disiplinë, përpjekje dhe forcë më të madhe sesa demokracitë dekadente.

Rusia ka përdorur fushatat e keqinformimit, sulmet kibernetike dhe sabotazhet kundër demokracive në të dyja anët e Atlantikut. Ndërsa Pekini përdor një sërë armësh – mediat miqësore, ryshfetet, sulmet kibernetike, sanksionet ekonomike – për të ndalur kritikat dhe për të shkaktuar të mosmarrëveshje në Tajvan dhe shoqëri të tjera liberale.

Së treti, po përshkallëzohet lufta për përparësinë në fushën e teknologjisë. Një brez më parë, udhëheqja teknologjike e Amerikës ishte e padiskutueshme. Tani balanca ka ndryshuar. Kina ka shënuar përparime të mëdha në armët kibernetike dhe raketat hipersonike.

Ajo po investon shumë tek Inteligjenca artificiale, llogaritjet kuantike dhe teknologji të tjera në kuadër të asaj që po quhet Revolucioni i Katërt Industrial. Nëse ajo do të dominojë në teknologjitë kryesore në zhvillim, mund ta dominojë këtë epokë.

Së katërti, konkurrenca e ashpër po saboton zgjidhjen e problemeve globale. Sfidat transnacionale po bëhen më të mëdha, megjithatë tensionet gjeopolitike kanë penguar bashkëpunimin SHBA-Kinë për çështje serioze, nga Covid-19 tek ndryshimet klimatike. Fuqitë e mëdha nuk po munden të bashkëpunojnë as për të mbajtur hapur rrugët jetike tregtare.

Së pesti, në mesin e luftërave të ftohta, luftërave teknologjike dhe atyre tregtare, është bërë e pashmangshme hija e luftës së vërtetë. Ukraina po shkatërrohet në konfliktin më të madh të Evropës që nga viti 1945.

Lindja e Mesme është duke u trazuar nga përplasje të shumta të ndërlidhura midis tyre. Numri i përgjithshëm i luftërave midis shteteve, është më i larti ndër dekada.

Stabiliteti i sistemit ndërkombëtar, ka qenë prej kohësh i lidhur ngushtë me stabilitetin e rajoneve kyçe të Euroazisë: Evropës, Lindjes së Mesme dhe Azisë Lindore. Lufta ose kërcënimi i luftës i përshkon të tria zonat njëherësh. Kjo e bën më të dukshëm një tipar të fundit të epokës sonë: një Amerikë ende e fuqishme, por më pak të besueshme. Përparësitë e SHBA-së, ato ekonomike dhe ushtarake, mbeten thelbësore dhe angazhimi amerikan mbetet i domosdoshëm për një botë të denjë.

Mjerisht, në një kohë kur shumë vende perëndimore përballen me paralizë politike, paqëndrueshmëri ose një përzierje të të dyjave, dramat e brendshme të Amerikës mund të jenë shumë të dëmshme.

*Hal Brands, profesor në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, SHBA.

16 Komente

  1. L
    Lirua

    Amerika po e prish vete rendin qe ka ndertuar duke vendosur njerezit me te qelbur ne krye si Obama, Biden, Kamala, Romney, McConnell, kriptocifutet kazare etj, dhe duke promovuar shkaterrimin e familjes, meshkujve dhe femrave. Pervec kesaj po shkaterrojne dhe ushqimet duke aprovuar lloj lloj marifetesh te ndyra bioinxhinjerike.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .......

      Po more lirua i bythes po. Te mos ishin keta qe permende ti o debil qe shpernajne liberalizmin, nuk do shkruaje dot gomarlleqe ti idjot se do haje mut burgjeve si ne rusi e ne kine. Kush ta dha lirine per te shkruajtur ty mut? Diktatoret?

      Përgjigjjuni
      1. X
        XXL

        Lirua,harrove te vesh ne liste edhe TRUMP qe i ka shtruar dreke sot Netanyahut ne shtepin e tij private ne Florida !!! Ah alfred alfred...

        Përgjigjjuni
      2. T
        TIRONA

        Even So ju flisni per xing fu teknologji 100 vjet prapa dhe per tanket ruse te 1970?

        Përgjigjjuni
        1. d
          demokrati

          Dramat e brendshme të Amerikës ka qene e dëmshme per mbare globin, ata qe mendojne se USA eshte ne rruge te mbare jane ata qe kerkojne shkaterrimin e saj ose peruljen e saj perpara ndonje vasali qe dikur USA e ka mundur ....

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            "China and Russia Are Breaking the World Into Pieces"është titulli i origjinalit,gomerët e meros!? "Rusia dhe Kina drejt shkatërrimit të rendit që ndërtoi dikur SHBA "e dyfishojnë fjalinë sipas dëshirës së tire??ma merr mëndja se këta janë të qutë si moro,"lexojnë atë që nuk thuhet ose më mirë "ndërmjet rreshtave""!!prandaj janë dhe koqe kandari e i bëjnë vlersimet si e jëma e zeqos ulur këmbëkryq!! "........................Këto të vërteta mbështetën ndërtimin e një bote e cila ishte jashtëzakonisht e favorshme për SHBA-në dhe aleatët e saj."!mos more??të favorshme do të ishte normale,sepse jashtëzakonisht të favorshme,"këto të vërteta"ishin në veçantësi për kinën,e për shumë vënde aziatike!në kushtet e LF(luftës së frohtë)këto vënde,duke filluar nga kina kishin për të mbetur në nivelin e urisë kronike dhe budallallëkut klasik që i ka ndjekur në mijëvjeçarë!!për vite me radhë,pas 1990ës u mendua,u shpresua se koha e diktaturave kishte filluar të merrte fund!u mendua se kishte filluar koha e përhapjes së demokracisë,POR jo!!diktati është pjesë e karrakterit të njeriut!është në shpirtin e shumicës së njerëzve!!me fillimin e kapjes së pushteteve,në shtete të mëdha,nga njerëz me shpirt e karrakter diktatorial,rifilluan problemet,nuk janë rikthyer blloqet gjeopolitike-"Rendi në zhvillim është ai në të cilin janë rikthyer blloqet gjeopolitike dhe ku rivalët strategjikë po zhvillojnë beteja të egra ideologjike dhe teknologjike."-por thjeshtë diktatorët me anë të tyre,blloqeve gjeopolitike duan të sigurojnë pushtetet e tyre në përjetësi!!nëse do ti quanim si sisteme të pandryshuara në kohë kinën dhe rusinë,çfarë duhet të themi për turqinë??janë dikktatorë që me anë të një arsyetimi për masat e brëndëshme dhe gomerët e jashtëm,përpiqen të sigurojnë jo vetëm një sundim të fuqishëm mbi popujt e tyre,por dhe të sigurojnë një gjerdan sigurie duke "kolonizuar"shtete të tjera që do të jenë nën sundimin e tyre!buke bërë këtë veprim ata,rrjepin shtetet që do hyjnë nën sferën e tyre gjopolitike,jua shpërndajnë një pjes popullit të tyre dhe me këtë sigurojnë mbështetje për të mbajtur pushtetin!!më tutje nuk po shkoj se nuk kam kohë!!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mësuesi i fillores

              More anicensurë , qysh në fillore kemi mësuar që , në fund të fjalisë vihet pikë dhe fillon me gërmë të madhe fjalia tjetër . Ti e ke mbushur shkrimin me pikpyetje vënd e pa vënd , pa asnjë kuptim . Çdo gjuhë në botë , ka ca rregulla drejtshkrimi e nuk mund të shkruhet siç ja do bytha njërit apo tjetrit . Në demokraci , u liberalizuan shumë gjëra, por jo gjuha e shkruar .

              Përgjigjjuni
              1. g
                ganiu

                Msuso, ti nuk e paske kaluar filloren akoma? Te shenjat e piksimit ke mbetur? Fillo e kupto ndonjë gjë tjetër dhe boll më me korrigjime për Cenon. Msuso, u dogje e kurrë su poqe, mor kokë loqe. Para se të korrigjosh Cenon korrigjo këta që paguhen për të shkuar. Ceno shkruan falas dhe si rruhet shumë për ortografinë a shenjat e piçksimit. Kupto ndonjë gjë nga ajo që ka shkruar Ceno dhe mos bëj si "gjeniu" që kur e kapin në gabim, fillon e ha mut. Nuk ta heq rroga Mero, ta ul pak. I duhen budallenj si ti që kopjojnë artikuj dhe i manipulojnë si ju do vrima e sumës. He ju qifsin qentë e rrugëve.

                Përgjigjjuni
            2. P
              Pirdhni se liroheni

              Kur nje ndertese ka themele te forta nuk ka pse te shkaterrohet, apo eshte ndertuar pa themele?

              Përgjigjjuni
              1. z
                zzz

                Dy bombat atomike qe hodhi amerika ne Japoni ,,,u vran mbi 300 000 ,,mij te pafajshem ,,,,6 gusht 1945 ,,,dita e shen Sotirit per grekorthodhokset ,,,nuk harrohet ,,,

                Përgjigjjuni
                1. g
                  ganiu

                  Vetëm amerikanët i kishin në atë kohë, o bir putini. Ti do kishe qef ti hidhte Hitleri? O robt ku i ke, dhe japonezët e përkujtojnë ditën e Shën sotirit? Janë bo dhe ata grekoorthodhoks?

                  Përgjigjjuni
                2. N
                  Nardi

                  Amerika po shkaterron vetveten me politikane si Biden dhe kjo tyryfylja qe duan ta bejne presidente tani.Bota po tallet me keta klloune.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lindi

                    Pjesërisht dakord me anticensurë. Politika amerikane ka synuar njê botë larg luftes botërore dhe ja ka arrit për 80 vjet. Kjo arritje e madhe është synuar duke mbështetur sistemet politike pluraliste. Atje ku ka pluralizém nuk ka luftë. Perëndimi i ka kapërcyer luftrat për pushtet dhe teritore. Lindja që drejtohet nga autoritar dhe nacionalista që nuk sigurojnë dot bashkëjetesë mes kombësish të ndryshme gjejnë si zgjidhje luftën pa menduar për jetë njerzish po për pushtetin e tyre. Ninsur nga ideja e prosperitetit u zhvillua teoria e globalizmit. Në vendet si kina, indi etj u investua teknologjia, u rrit prodhimi, u zgjerua tregtia drejt perëndimit çka solli rritje ekonomike të vendeve si kina që jetonte në mizerje. Këto vende me tradit diktatodiale dhe që s'prodhojnë dot demokraci nisën sulmet kundër perëndimit, duke e qujt symbol të së keqes. Janë ish vende të prapmbetura që s'pranonin as xhinset nga perëndimi le pastaj fjalén e lirë, vende që mbulojnë grat me perçe. Për pasojë bota po shkon drejtë një ndarje të re, mes vendeve demokracinë dhe atyre autoritare. Ukraina do jetë kufiri i lindjes me perëndimin. Rusia do jetë në bllokun aziatik. Aty do përplaset me vendet myslimane, kinën, indinë etj vende që kërkojnë tregje dhe do përplasen më njeri tjetrin. Azia, kontinenti me popullsinë më të madhe, ku brezat e rinj kërkojné jetë më të mirë do krijojnë kontradikta me sistemet autoritar. Perëndimi vazhdon udhëtimin demokratik. Liria është e pavdekshme.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      anti25642654censurë

                      lindo më duket se nuk je "Pjesërisht dakord me"mua por plotësisht!dhe unë të njëjtën gjë kam thënë!!unë do isha pjesërisht me ty duke filluar nga parashikimi tënd "absolut",gati,"Për pasojë bota po shkon drejtë një ndarje të re, mes vendeve demokracinë dhe atyre autoritare."!!bota ka qënë gjithnjë në një përplasje mes demo-s dhe auto-s!ky është shkaku i ngjarjeve të sotme!!në gati 30 vitet e fundit patëm një shpresë,sidomos në gjysmën e parë,se njeriu dashuron më shumë lirinë se robërinë!dhe një farë suksesi u arrit!patëm një hapje të kinës dhe deri diku të rusisë!!por ashtu si është e njohur që njeriu do lirinë,është e njohur se ai dashuron më shumë diktatin mbi të tjerët!!në këto dy vënde,që tërë jetën kanë qënë diktatura ose shpresa për të dalë nga diktaturat,vlejti më shumë dëshira për të diktuar mbi të tjerët!mbi popujt e tyre!!në të dy rastet diktatorët,Xi e Putin para tij,filluan ta shisnin robërinë për liri!!filluan tua mbushnin mëndjen njerëzve të tyre,popujve të tyre se ata po i çlironin nga "robëria perëndimore".kështu,njëlloj si unë dhe ti,dhe popujt e vladit dhe pingut,kujtojnë se janë të lirë,bile kujtojnë se po luftojnë për të ruajtur lirinë e tyre nën diktaturë!! ngjarjet e "fundit",të dy vjetëve e gjysëm,janë ngjarjet vendimtare për të ndarë mendimin që kemi të dy modelet e popujve!nesër do kemi një botë si tona që jeton për të qënë e lirë apo një botë që do luftojë për lirinë e saj nën diktatura??tërheqja nga ukraina,lejimi i putinit që të fitojë,sado pak,edhe vetëm krimenë,do të bëjë që të lulëzojnë shpirtrat e tipave si erdogan,orban,modi e lula-bolsonaro!!përmënda këta më të prirurit në vënde më të luhatura,por të mos harrojmë që rreziku i njëjtë është dhe tek ne!!po e shohim fare mirë se çfar lëviz në demokracinë perëndimore!!duke fillluar nga hajvanë diktatorë të lindur si tramp,idiotë dhe diktatorë të edukuar si farazh e lëpen!!një thyerje e rusisë,minimumi tërheqje totale pa kushte nga ukraina,ose një ri shpërbërje si në '90ën e rusisë,do bllokonte jashtëzakonisht shumë ambicjet e kinës!do ta detyronte të ulte agresivitietin e saj dhe do ju jepte krahë kundërshtarëve të Xi për ta hapur kinën si para se të vinte xi në pushtet!!e njëjta gjë do ndodhte dhe me pjesën tjetër të aspirantëve për diktatorë duke filluar nga modi(si shtet gjigant) e duke përfunduar tek tipa si luala e bolsonaro!!që të arrihet kjo duhet mbështetur ukraina!që të mbështet ukraina duhet të fillojë e ta marrë seriozisht europa,dhe mbi të gjitha të mos jemi në dyshim nëse amerika do ta mbëhstesë apo jo ukrainën!që të ndodhë kjo duhet të kemi një qeverisje të parashikueshme dhe me politika, që po ti krahasonim me elektricitetin,të vazhdueshme e jo alternative!!do të ishte më e drejta një qeverisje jo trampiste që sido që të veprojë,pak a shumë,të kemi një vazhdimësi!një qeverisje trampiste do të sillte pasigurinë!sot kjo pasiguri tregohet në thënjet"trampi mund të bëjë ndoshta dhe më shumë se "baideni"!por brënda kësaj fjalie përveç pozitivitetit kemi dhe negativitetin!!shumë pak thonë "trampi mund të bëjë të kundërtën e asaj që duhet bërë"!e po ndodhi kjo e dyta!?do vijmë tek thënja e trampit ara dy ditësh kur ju drejtua votuesve"rradhën tjetër nuk keni nevojë të votoni"!!pra do të kemi një vazhdimësi putiniane të pushtetit!!ndoshta pa trampin,pleqëri hesapi,megjithëse budallenjtë jetojnë shumë gjatë,por me një tramp që nuk do ketë më nevojë për votat tona!!do fitojë si në kohë të enverit a sadamit,ndoshta dhe të putinit!!

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Bregu

                      O Lindi. Po e filloj nga komenti yt që thua që tash 80 vjet në saje të Amerikës nuk ka pas luftra . A din gja me na thanë , në çfarë shpellash ke jetu deri sot . Po të rikujtoj disa lutra që janë bërë mbas luftës dytë botrore . Fillojmë luften në Vietnam kush e bëri , Luften në Afganistan , Luften në Irak , Luftrat në lindjen e mesme që nuk kan pushuar asnjëherë , " Pranveren Arabe " që i kan vënë aq emer të bukur qe në fakt është Dimër i acartë vetem kufoma njerëzish e sidomos fëmijësh. Të gjitha këto kush i shkaktoj ? Pergjigja është Amerika . Pra Amerika është Xhandari nderkombëtarë që me të drejtë Enver Hoxha e ka cilësu . Pra po ja ule hunden Amerikës edhe luftrat pushojnë . Po ti vësh re që po pate pasë në lagje një kapo , pra belaçur ai i ka bërë zap shumë njerëz se shumica janë që nuk duan bela dhe njeri me e pastë rrah shqiptarçe ai nuk ka çu krye ma . Edhe Amerika është njashtu .

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zgjohuni

                        O kodra pas bregut m..ti, a mund t’na thuash përse nuk emigrojnë emigrant nga bota e qytetëruar drejt kinezeris e rusis, apo indis , etj vënde të ngjashme me to, por emigrojn prej tyre drejt BE-s e USA, apo ???? Mjaf më me t’bërit tellallin e diktaturave që mbi supe i rëndojnë miliona viktima të pa fajshme dhe një e shkuar në gërmadh. Të shkruajsh ësht dije dhe kultur, të zhgaravitësh ësht jo vetëm servilizëm, por dhe produkt i lekëve të pisët dhe t’një pafytyrësie deri në pështirosje që kërkon ndëshkim. Bindu, diktatur do t’thot përcmim, e dhunim i të drejtave për të jetuar si krijesa njerëzore, kurse DEMOKRACI do t’thot t’jetosh si njeri e n’progres njerëzor.

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje