OKB: Njerëzimi vuan prej “epidemisë së nxehtësisë ekstreme”

25 Korrik 2024, 22:25Bota TEMA
OKB: Njerëzimi vuan prej “epidemisë së nxehtësisë

Njerëzimi është duke vuajtur prej “epidemisë së nxehtësisë ekstreme”, ka thënë të enjten shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili ka bërë thirrje për të vepruar, në mënyrë që zvogëlohet ndikimi i valëve të të nxehtit, të cilat janë rezultat i ndryshimeve klimatike.

“Miliarda njerëz janë duke u përballur me epidemi të nxehtësisë ekstreme – duke përfshirë valë të të nxehtit, temperatura gati 50 gradë Celsius”, ka thënë ai.

Sipas agjencisë evropiane, Copernicus, 21, 22 dhe 23 korriku kanë qenë tri ditët më të nxehta ndonjëherë në histori, derisa 22 korriku ka shënuar rekordin e të gjitha kohërave, me 17.16 të temperaturës mesatare të ajrit.

Guterres e ka përsëritur thirrjen e tij që njerëzimit të luftojë “varësinë” ndaj lëndëve djegëse të papërpunuara.

“Sot, fokusi ynë është në ndikimin e nxehtësisë ekstreme. Mirëpo, le të mos harrojmë se kemi edhe simptoma tjera shkatërruese prej krizës klimatike: uragane të ashpra, vërshime, thatësi, zjarre pyjore, rritje të nivelit të ujërave. Dhe lista vazhdon”, ka thënë ai.

“Për t’i mposhtur të gjitha këto simptoma, ne duhet ta luftojmë sëmundjen. Dhe sëmundja është djegia e shtëpisë sonë të vetme. Sëmundja është varësia ndaj lëndëve djegëse të papërpunuara. Sëmundja është mosveprimi klimatik”, ka thënë ai, duke kërkuar sidomos veprim të 20 vendeve më të industrializuara në botë (G20).

Ndonëse viti 2023 është konsideruar më i nxehti ndonjëherë, viti 2024 mund të thyejë rekord të ri, pasi temperaturat mbi 40 gradë po bëhen të zakonshme, shkruan REL.

Brenda një viti, temperatura 50 gradë Celsius është regjistruar në të paktën 10 vende, në Luginën e Vdekjes në Shtetet e Bashkuara, në Agadir të Marokos dhe në disa vende në Indi dhe Kinë.

Nxehtësia ekstreme, e quajtur edhe si “vrasësja e heshtur” besojet se ka qenë përgjegjëse për 489.000 vdekje brenda vitit, në periudhën 2000-2019.

4 Komente

  1. A
    Alfredi

    Ore, jane ne vehte keta! Nuk e paskan degjuar Alfred Cakon?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maro

      Filloi varianti....

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zot na mbro nga demonet dhe Satanai!

        Ti merr nje rroge te majme qe te thuash cte thone. Valet e nxehta po ndodhin nga shkaterrimi i ambientit prej xhelateve te ambientit. Jane ata qe shperndane virusin te na vrasin, dhe na bene injektimin e mRNA te na vdesin dhe semurin per tere jeten. Tani i kane vene zjarrin pyjeve, dhe sigurisht qe moti do te ndryshoje. Shume fenomene natyrore jane, per fat te keq, te bera nga xhelatet e ambientit. Mund ti quajme edhe demone, djaj me brire, ata qe ja kane shitur shpirtin kryexhelatit te erresires, Satanit. Na krijojne permbytje, na krijone nxehtesira, na hedhin bresher sa nje top tenisi, na bejne te gjitha te zezat, na hedhin kimikate mbi koke me avionet qe na i vene mbi koke gjithe diten dhe qe leshojne kimikate, qe na helmojne e semurin. Nese nuk besoni lexoni, dhe do te gjeni informacionin e sakte. E di qe po u lejua ky shkrim do te kete nga ata qe do te hidhen si rrugecer me ofendime dhe sigurisht do ti quajne keto teori konspirative. Keshtu bejne te quajne ekstremist i djathte nese do kombin tend, te quajne racist nese do racen tende, te quajne anti-LGBTQ nese do ne vajze apo nje djale, e c'nuk te quajne. Po, 'teori konsiprative' eshte edhe dhenia e vizave serbeve te Kosoves. Perse e bene? Sepse Serbia ju dha minieren e titanit. Shtrenguan duart, nenshkruan 2.5 miliarde dollare investime dhe voila, serbeve te Kosoves ju dha drita jeshile per levizje te lire. Oh, cfare thike pas shpine o shqiptare! Dhe shikoni si langojte sulmojne ate qe mbron kufijte e Kosoves. Cfare poshtersie! Hapur fare, per te ngritur popullin ne protessta. Jane mjeshter te shkaterrimit te atyre qe nuk duan! Jane ata, te njejtet qe ja dhane Kosoven Serbise, qe ja dhane Camerine Greqise, Maqedonine tone Bullgarise, dhe Malit te Zi Plaven e Gucine dhe Ulqinin e bukur. Jane po keta qe na bejne te gjitha te zezat. O Lord i gjithefuqishem, na mbro ne krijesat e tua besimtare, dhe kujdesu per keta Satane qe mblidhen ne dhoma te erreta dhe bejne plane ogurzeza! Vurju xhelatin qe meritojne dhe mbroje krijesen tende, TOKEN dhe njerezimin e cdo gje tjeter qe jeton mbi kete planet. Amen!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Biku

          Ky palaco eshte kukulla e korporatave qe duan te na varferojne me keto budallalleqe.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje