
Një audio ku dëgjohen mizoritë e anëtarëve të grupit terrorist Hamas është publikuar së fundmi nga mediat e huaja.
Hamas ka vazhduar të masakrojë civilët që nga nisja e sulmeve më 7 tetor në Izrael, duke shkaktuar edhe një reagim të fortë të vendeve të shumta.
Teksa Perëndimi po dënon gjithnjë e më shumë brutalitetet e Hamasit, mediat izraelite po shfaqin një dokument nga ushtria. Ajo që dëgjohet është rrëqethëse.
Sipas raportit ushtarak izraelit, thirrja e terroristit drejtuar kreut të njësisë, përshkruan aksionin brutal në zonën e Rripit të Gazës.
“Betohem, do t’i vras. Ata jetojnë të lumtur dhe ne jemi të zhvendosur”, dëgjohet të thotë terroristi në telefonatë.
“Dua të qëlloj derën”, thotë edhe ai dhe më pas dëgjohen të shtëna.
“Fëmijët duan të flasin me prindërit e tyre dhe të thonë lamtumirë”, përfundon biseda.
????LISTEN:
— i24NEWS English (@i24NEWS_EN) October 27, 2023
IDF releases a phone call between a terrorist from Hamas special forces and his commander on the day of the massacre pic.twitter.com/mN3sXNciJw
Lini një Përgjigje