Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një tjetër komandant të Hamasit

27 Tetor 2023, 13:08Bota TEMA

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një tjetër komandant

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një tjetër komandant të Hamasit në një sulm ajror gjatë natës. IDF tha se Madhath Mubashar, komandanti i batalionit Khan Yunis, ishte shënjestruar duke përdorur inteligjencën ushtarake dhe të shërbimeve të sigurisë.

Ai tha se Mubashar kishte marrë pjesë në “sulme me eksplozivë dhe snajper kundër komuniteteve civile izraelite dhe ushtarëve”.

Rreth 250 objektiva terroriste u goditën nga forcat izraelite ditën e kaluar, tha ushtria në një deklaratë ditën e djeshme, duke postuar një video të sulmeve gjatë natës në X.

Lini një Përgjigje