Biden: Rizgjidhja e presidentes proevropiane në Moldavi, dështim i Rusisë

4 Nëntor 2024, 19:26Bota TEMA
Biden: Rizgjidhja e presidentes proevropiane në Moldavi, dështim i

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar të hënën presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, për triumfin në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe theksoi se përpjekjet e Rusisë për ta minuar procesin zgjedhur dështuan.

Rezultatet fillestare tregojnë se presidentja properëndimore Sandu e ka fituar mandatin e dytë.

Pas numërimit të të gjitha votave, Komisioni Qendror Zgjedhor i Moldavisë (KQZ) theksoi se Sandu i ka fituar 55.33 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i saj prorus, Alexandr Stoianoglo, fitoi 44.67 për qind të votave.

Fitorja e Sandut ishte lehtësim për partnerët perëndimorë të Moldavisë, të cilët menjëherë e cilësuan atë si dëshmi se demokracia mund të triumfojë kundër ndërhyrjes ruse.

“E uroj Maia Sandun në rizgjedhjen e saj historike si presidente e Moldavisë. Për muaj të tërë, Rusia ka kërkuar t’i minojë institucionet demokratike të Moldavisë dhe procesin zgjedhor. Por, Rusia dështoi”, tha Biden në një komunikatë.

“Populli moldavian e ka ushtruar të drejtën demokratike për ta zgjedhur të ardhmen e vet dhe ka zgjedhur ta ndjekë një rrugë të lidhur me Evropën dhe demokracitë e tjera”, shtoi ai.

Gjatë mandatit të parë të Sandut, Moldavia e siguroi më 2022 statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, dhe i hapi bisedimet për anëtarësim në fillim të këtij viti, pasi u rreshtua përkrah fqinjit të vet lindor, Ukrainës, pasi Rusia e nisi pushtimin e saj më 2022, si dhe iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se rezultati i zgjedhjeve ndihmon në forcimin e rrugës së Moldavisë drejt integrimit euro-atlantik.

“Urime e dashura Maia Sandu për fitoren sonte. Nevojitet një lloj i rrallë i forcës për t’i tejkaluar sfidat me të cilat jeni përballur në këto zgjedhje”, shkroi von der Leyen në X.

1 Komente

  1. B
    Baci

    DHE RUSIA DEMOKRACI KA ,,NUK KA VETEM PERENDIMI ,,,,AH SE HARROVA ,,PERENDIMI KA ME SHUM DEMOKRACI ,,SE LEJOHET DHE QI,,,,RJA NE BY ,,,TH ,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje