Kandidati republikan Donald Trump, ka pranuar se mund të humbasë zgjedhjet presidenciale në SHBA, që do të mbahen më datë 5 nëntor.
I pyetur nga një gazetar i ABC News nëse kishte një shans që ai të humbiste, Trump u përgjigj duke thënë: “Po, mendoj! Mendoj se edhe mund të humbas. Dua të them, kjo ndodh, apo jo?”.
Ai vazhdoi duke thënë se ai kishte një “përparësi mjaft të konsiderueshme, por se gjëra të këqija mund të ndodhin. E dini, gjërat ndodhin, por do të jetë interesante”.
Kjo vjen pasi ai tha në një tubim në Pensilvani të dielën se e vetmja mënyrë për të humbur është nëse demokratët mashtrojnë.
Ka ngelur rreth 24 orë nga zgjedhjet presidenciale, ku amerikanët do të votojnë mes Donald Trump dhe demokrates, Kamala Harris.
Na je bere dhe ti si komunisti Sali Berisha , qe nuk pranoni vullnetin e popullit , nuk mund te kanditojne dy ne moshe 80 vjeçar , e te lajthitur nga mendē e kokes ,