Ja pse roli i shqiptarëve nuk është i vogël në zgjedhjet e nesërme në SHBA

4 Nëntor 2024, 13:09Bota TEMA

Ja pse roli i shqiptarëve nuk është i vogël në

Nga Marko Caka, Nju Jork

Nesër SHBA pret të zgjedhe Presidentin e 47 në historine e saj 235 vjeçare që kur Babai i kombit Xhorxh Washington u zgjodh presidenti i parë i amerikanëve. Këto zgjedhje do të mbahen mend si rivaliteti më i ngushtë në historinë e kandidatëve të saj ku asgjë nuk është e sigurtë deri sa numërimi i të gjitha votava të ketë përfunduar ndoshta deri me 18 nëntor që është afati i fundit i kutive postare.

Madje edhe parashikuesit më të mëdhenj të cilësuar si "Nostradamët e sotëm" nuk janë të sigurt se kush fiton sado që në mendjet e tyre figuron emri i Kamala Harris. Nëse ajo fiton do të jetë gruaja e parë Presidente në historinë e Shteteve të Bashkuara, gjithashtu edhe gruaja e parë me ngjyrë. Ndërsa Tramp nëse fiton do të jetë Presidenti i parë që fiton zgjedhjet pas dështimit të parë 4 vjet më parë, pra është kandidati i parë që kandidon në tre zgjedhje rresht.

Pak ditë nga finishi i zgjedhjeve të dy  kandidatët shtuan retorikat sulmuese ndaj njëri-tjetrit, por sulmi i Trampit ishte më agresiv ku sipas analistëve ai doli në natyralitetin e vet, prandaj edhe bota ndihet pak e pa sigurt. Kjo për vetë faktin se të dyja kampet historikisht sado rivale , asnjëherë nuk janë  patur një kandidat për President që të sulmon agresivisht duke përdorur një gjuhë vulgare aq më tepër ndaj gjinisë femërore që nuk është aspak në kulturën e politikës amerikane.

Sado që Tramp duke e mos patur problem këtë, kjo tregon se elektorati i republikanëve bashkë me fansat fanatikë të tij që nuk janë të paktë por dhjetëra miliona amerikanë e duan Trampin kështu sepse mendojnë se ky mentalitet mund të ndryshojë botën për mirë, duke luftuar establishmentin global që sipas konspiracionistëve ka në dorë të gjithë njerëzimin.

Brenda republikanëve historikë që janë më moderues nuk e duan një kandidat të tillë si Trampin sepse në një moment ata janë shumë të frikshëm dhe të paparashikueshëm sado që fuqia e Presidentit të SHBA-së kontrollohet nga shumë mekanizma para se të bjerë në duart të autoritarzmit. Shumë politikanë republikanë si ish guvernatori Arnold Shvarzëneger, ish zv. Presidenti  Dick Cheney, ish përfaqësuesit Liz Cheney, Adem Kinzinger, Anthony Scaramucci etj  janë distancuar nga kandidati i tyre republikan Donald Tramp dhe kanë dalë në krah Kamala Harris për të vetmen arsye duke akuzuar  kandidatin i tyrë se e ka përçarë Amerikën dhe drejtimi i tij  është kaq shumë i frikshëm jo vetëm për Amerikën por edhe  për jetën e brishtë globale të përfshirë në luftra dhe konflikte rajonale.

Sipas ish presidentit Tramp me riardhjen e tij Amerika do të jetë përsëri  më e madhe dhe më e fuqishme ekonomikisht, si dhe bota nuk do të ketë luftra, të cilën e argumenton gjatë mandatit të tij të parë me administratën e tij ku globi nuk ishte përfshirë në luftë duke mbajtur lidhje edhe  me armiqtë e përjetshëm të Amerikës, si Rusinë dhe Korenë e Veriut. Ndërsa për demokratët sipas tyre  nuk qëndron versioni Tramp se me të vertetë gjatë presidencës së tij nuk kishte luftra por gjatë kësaj kohe u dha mundësinë këtyre vendeve "armike" të fuqizohen dhe duke marrë dhe kredibilitetin e Tramp e bënë  më të lehtë  sulmin ndaj të "dobtëve" siç bënë me Ukrainasit. Tramp thotë se këtë luftë unë e mbyll brenda një ditë por me një kusht që uzurpuesi në rastin konkret Ukranina duhet të lëshojë territore.

Një gjë që nuk pranohet kurrë nga pala ukrainase si një cënim i sovranitetit të saj madje duke kthyer e edhe Krimenë e pushtuar që në 2014-tën . Me këtë  llogjikë të Trampit ka mundësi që edhe serbët po punojnë për të pritur momentin e duhur  që të pushtojnë veriun e Kosovës dhe pastaj të ndërhyjë SHBA me presidenti amerikan të ardhshëm për ti mbledhur të dy palët në një tryezë negocimi duke detyruar Kosovën që të lëshojë pak nga veriu i territorit të saj që për Serbët Mitrovica është ëndrra e tyre. Kjo është ajo vija që na ndan ne shqiptarëve të  Amerikanës, pra a duam një Tramp që kujdeset më tepër për  të ardhmen  tonë ekonomike brenda  SHBA-së por që do vuajmë me problemet e ekzistencës së kombit tonë ku më të favorizuar do të jenë proslavët   serbë që nuk dorëzohen kurrë  nga ëndrra e tyre se Kosova është zemra e Serbisë. Prandaj shqiptarët e Amerikës janë të ndarë në dy kampe ku më ithtarët e Trump që janë më antikomunistët e para dhe pas 90-tës  dhe atyre të mikro biznesit që më shumë ju intereson biznesi I tyre, pra interesi brenda oborrit të tyre sesa ekzistenca e kombit që mezi e fituam atë pjesë ku superfuqitë e mëdha me fqinjët ballkanik e  copëtuar 110 vjetë më parë duke na masakruar gjithë territorin tonë shqipfolës.

Ndërsa shqiptarët që votojnë Kamala Harris jo se janë komunistë ku shumica  prej tyre nuk i lidh asgjë dhe nuk ja kanë idenë  regjimit të saj që kaloi Shqipëria, por në bindjen e tyre vota për demokratët ka më stabilitet në sferën globale dhe që nuk do ndryshojë aspak nga politika e jashtme e parardhësit të saj, e babait të pavarësisë së Kosovës, Bill Clinton. Duke marrë parasysh se përqindja e shqiptarëve në rang kombëtar është kaq i vogël sa vota e tyre nuk edhe aq efekt por në 7 shtetet kyqe( Wisconsin, Michigan, Pennsylvania, North Carolina, Georgia, Arizona dhe Nevada) varet fati i Amerikës, sikur edhe një votë e një shqiptari që voton në këto shtete mund të jetë deçizive për të sjellë presidentin e tij më të preferuar në Shtëpinë e Bardhë. Përshembull vota e komunitetit të shqiptarëve të Nju Jorkut prej 60 mijë shqiptarëve mund të mos luaje asnjë rol, por vota e bashkombasve tanë të Wisconsin prej 4722 shqiptarëve, të Michigan prej 30200 shqiptarëve dhe e

Pensilvanisë prej 10200 shqiptarëve, të North Carolina prej 1603 shqiptarëve , të Georgia prej 1628 shqiptarëve, të Arizona prej 2338 shqiptarëve, të Nevadas prej 323 shqiptarëve ka shumë gjasa të jenë vendimtare për të zgjedhur nesër Presidentin e ardhshëm SHBA-së.

1 Komente

  1. N
    Niku jersey

    vetem e vetem trumpin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje