Bleu një certifikatë vdekjeje për t'i shpëtuar luftës, 5 vite burg për rezervistin rus

24 Nëntor 2023, 18:19Bota TEMA
Bleu një certifikatë vdekjeje për t'i shpëtuar

Një rezervist në Rusi është dënuar me pesë vite burg për “dezertim të luftës.”

Mediat raportojnë se një gjykatë ushtarake në republikën e Buryatia-s e dënoi të riun pas akuzave se kishte blerë një certifikatë false vdekjeje, për të shmangur shkuarjen në luftë.

Pritej që i riu të thirrej në radhët e ushtrisë ruse në nëntor të 2022, pas mobilizimit të pjesshëm të urdhëruar nga Kremlini vitin e shkuar.

Ushtari kishte marrë një leje të përkohshme largimi në prill, por nuk u kthye më në repartin e tij. Më pas, i biri, u paraqit në polici me një certifikatë false vdekjeje.

Lini një Përgjigje