Blinken paralajmëron Iranin: Do godasim me vendosmëri nëse interesat tona preken

24 Tetor 2023, 18:47Bota TEMA
Blinken paralajmëron Iranin: Do godasim me vendosmëri nëse

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë fjalimit të tij në OKB, paralajmëroi Iranin që të mos guxojë të sulmojë interesat amerikane në Lindjen e Mesme.

Blinken deklaroi se SHBA do të reagojë me vendosmëri nëse Irani apo përfaqësuesit e tij do të sulmojnë personelin amerikan, kudo që ai ndodhet.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet. Por nëse Irani ose përfaqësuesit e tij sulmojnë personelin amerikan kudo, mos bëni gabim. Ne do të mbrojmë popullin tonë, do të mbrojmë sigurinë tonë, me shpejtësi dhe me vendosmëri,” tha Blinken.

Më tej, sekretari amerikan i bëri thirrje Izraelit që të tregojë kujdes me civilët palestinezë dhe kërkoi më shumë ndihma, ilaç dhe furnizim me ujë për banorët e Gazës.

2 Komente

  1. T
    Ta Lumsha te Zerit Amerike

    ashtu e meritojne maskarenjte e botes ,nj rrakete mbi Callmen iranane qe t'ja zbukuroj surratin

    Përgjigjjuni
    1. d
      dsa

      Blinken qe gjithnje ke nje pamje te nje personi te trembur apo te dhjere ne breke, ben mire qe te tregosh se ne cilat vende te botes (Globit) nuk preken interesat amerikane dhe pastaj bej kercenimin e rradhes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje