Bombardime në Liban e Siri, Izraeli vret komandantët e Hezbollah dhe punonjësit e shëndetësisë

10 Tetor 2024, 21:40Bota TEMA
Bombardime në Liban e Siri, Izraeli vret komandantët e Hezbollah dhe

5 punonjës të shëndetësisë në jug të Libanit, mbetët të vrarë gjatë sulmeve ajrore Izraelite, duke e çuar në 115 totalin e viktimave mes stafit mjekësor që prej nisjes së operacionit Izraelit në Liban muajin e kaluar.

IDF bombardoi Bejrutin gjatë natës dhe tha se kishte vrarë dy komandantë të Hezbollahut, përgjegjës për sulmet raketore kundër Izraelit dhe se kishte goditur depo armësh në Bejrut dhe infrastrukturë tjetër ushtarake në jug të Libanit.

Ushtria njoftoi gjithashtu se kishte eliminuar një pjesëtar të Hezbollahut në Siri, i cili kishte transmetuar informacione të inteligjencës kundër Izraelit në Lartësitë e pushtuara të Golanit.

Siç bëhet e ditur, Adham Jahout, pjesë e Rrjetit Terrorist të Golanit, ishte vrarë në zonën e Quneitra në Siri, e po ashtu mediat në këtë vend raportuan sulme Izraelite. Përleshjet në terren mes forcave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut u përhapën përgjatë kufirit malor në jug të Libanit, të mërkurën, ndërsa lindja e mesme mban frymën për raprezaljen e paralajmëruar të izraelit kundër Iranit.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu biseduan të mërkurën, lidhur me planin e hakmarrjes, në një telefonatë që u cilësua si pozitive nga të dyja palët.

Në bisedën 30-minutëshe, Biden i kërkoi Netanjahut të minimizojë dëmet ndaj popullsisë civile në Liban. Netanjahu nga ana e tij u zotua se armiku i betuar Irani do të paguajë për sulmin raketor të disa ditëve më parë, që shkaktoi pak dëme në Izrael. Teherani paralajmëron se çdo sulm do të marrë përgjigje shkatërruese, duke ngritur shqetësimet për zgjerimin e luftës në rajonin e pasur me naftë. 

5 Komente

  1. E
    Ed Brekushexhiu

    Kriminelet izraelite vrasin punonjes te policise dhe kete masaker e mbulojne duke thene genjeshtra se kane vrare udheheqes te Hezbollahut e me rradhe rena kaca-rrena.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Km

      Eshte krim terrorist shteterore izraelite.Hap pas hapi,sulm kunder vendeve fqinj ,Sulmo,vrit njerez te pafajshem,vrit gra e femije ,Sulmo spitalet e shkolla dhe justifikohu me vrasjen e nje udheheqesi te Hamasit apo Hezbollahut.Edhe e vertete te jete sefshihet nje nga keta ne bodrumet e shkollave e spitaleve,ti sulmosh keto objekte eshte krim humanitar.Me keq se Hitlerit.Ne cdo sulm bej Thirrje per zbrazje te territorit n.ga banoret vendas .Po Pastaj? Mos valle zevendesimi i tyre me kolone cifute?Asnje justifikim nuk mund te mbuloje krimin dhe terrorizmit shteterore cifut dhe ta justifikosh me " luften ndaj terrorizmit islamik".Keto Jane pallavra per te justifikuar krimin.

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Bideni ben mire tja ndaloje ndihmat ushtarake izraelit dhe ai nuk vret me civila te pafajshem. Armet q epo vrasin civilat jane te SHBA

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jo per gje por qellonte ngaher qerratai

          BEh more komandant Enver Hoxha .......kishe te drejte kur thonje "Izraeli eshte kobure (revole) ne doren e USA " !!!!! Le te te shajne e le te mallkojne por per shume gjera kishe te drejte .

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jo per gje por qellonte ngaher qerratai

            BEh more komandant Enver Hoxha .......kishe te drejte kur thonje "Izraeli eshte kobure (revole) ne doren e USA " !!!!! Le te te shajne e le te mallkojne por per shume gjera kishe te drejte .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje