Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar dërgimin e trupave në Gaza

19 Shkurt 2026, 16:45Bota TEMA
Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar dërgimin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump tha se përveç fondeve të mbledhura nga disa shtete, Kosova, Shqipëria e të tjerë vende do të kontribuojnë me trupa dhe polici për në Gaza.

“Kemi një përgjigje shumë të mirë nga Europa. Kemi një lidhje shumë të mirë me Europën dhe NATO-n. Norvegjia ka rënë dakord që të presë një event që do të presë Bordin e Paqes. Mendova që do të me jepnin Çmim Nobel për Paqen, kjo është më pak entuziaste, por nuk më intereson për çmime por për paqen. Kam një aftësi për të ndaluar luftëra dhe do e përdor këtë aftësi. Dua që të shpëtoj jetë dhe nuk më intereson për çmime. 2 miliardë dollarë fonde për Gazën. Japonia ka premtuar që do të organizojë për të mbledhur fonde, Kina do të jetë e përfshirë, mendoj që edhe Rusia do të jetë dakord. FIFA do të ndihmojë për të mbledhur 77 miliardë euro për Gazën, mendoj që ka të bëjë me fushat. Së shpejti do të njoftojmë detajet dhe nëse mundem së shpejti do të shkoj atje.

Kombet që janë këtu sot, nuk do të mbledhin thjesht para, por disa do të dërgojnë persona për të mbikëqyrur dhe siguruar një paqe të sigurt në Gaza. Indonezia shumë faleminderit.  Maroku faleminderit shumë. Shqipëria, Kosova, Kazakistani të gjithë kanë premtuar trupa dhe polici në Gaza. Mendoj që do të kemi disa njerëz shumë të mirë në atë forcë policie. Të gjitha këto vende po punojnë për një vizion që ka të bëjë me paqen në Lindjen e Mesme. Tani është koha për Iranin që të na bashkohet. Nuk duhet të bëjnë destabilitetin në rajon. Nëse nuk arrihet marrëveshja gjëra shumë të këqija do të ndodhin”, tha Trump.

24 Komente

  1. K
    Korca

    Me kaq para sa po do investojne kta ne gaza i bie qe te vem ne gaza per te jetuar hahaha . Megjithate nese realisht do bejn dicka te mire per ate popull le ta bejne se isaf gjyna boll me me ate luft te mallkuar.

    Përgjigjjuni
    1. g
      gono

      Nuk do te behet dhe nuk do te ndodh asgje. Thjesht retorik politike. Asnje shtet serioz perendimor dhe demokratik nuk eshte bashkuar kesaj nisme. Rama dhe ajo e Kosoves shkojn aty si shtete myslimane, te pakten ne sy te botes dhe Amerikes. Republike bananesh. Fatkeqesi kombetare.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Free Gaza from Arab colonizers

        Zgjidhja eshte e thjeshte : ish - "British Mandate for Palestine eretz Israel" u nda ne dy pjese - Jordania shtet arab, Izraeli shtet hebre! Sa hebrenj ka ne Jordani? Zero (0) - u perzune te gjithe ne 1948-n. Sa arabe ka ne Izrael? 5 milion!!! Ne 1948 ishin vetem 700 mije arabe, sot jane me shume se 6 milion. Po sikur kane bere "gjenocid" ndaj tyre Izraeli, si ka mundesi qe eshte 8-fishuar popullsia!? Te cohen te gjithe arabet ne Jordani. U zgjidh. It's over! Mos dergoni kot "ndihma humanitare" dhe as mos kerkoni "armepushim". Thjesht shkaterroni murin rrethues qe Egjypti ka ndertuar ne kufirin Gaza-Egjypt dhe te hapet kufiri! Pastaj Gazanet e dine vete se ku i gjejne "ndihmat"... A ishte Izraeli ne 2005 qe i largoi me force te gjithe banoret hebrenj nga Gaza dhe ja u la gjithe Gazen nen administrim vete arabeve? Pse ja u la arabeve nen administrim!? Gazanet sollen ne pushtet Hamasin qe ka 20 vjet qe qeveris Gazen. Ca bene? E kthyen ne nje baze terrorizmi per keto 20 vjet, pa zhvillim, pa perparim, pa infrastrukture, megjithese moren miliarda dollare nga OKB, USA, BE, vendet arabe. Mund ta benin Gazen si Hong Kongu dhe e bene baze terroriste me tunele, raketa e kriminele te armatosur. Keta gazanet kane 20 vjet qe sulmojne Izraelin, hedhim me mijra raketa kunder zonave civile ne Izrael dhe kulmin e bejne ne 7 tetor 2023 kur sulmojne brenda ne territorin e Izraelit, vrasin 1400 civile dhe rrembejne pengje 250 te tjere! Cfare prisni more IDIOTER klasike, qe te beje Izraeli!? Po do ti zhduke te gjithe hamasistet ne Gaza, mos kini dyshim. Edhe ata qe e perkrahin Hamasin do ti fluturoje qe c'ke me te, mos kini asnje dyshim, te gjithe ne Sinai te Egjyptit do fluturojne. Pastaj .. Free Gaza from arab colonizers.. dhe kthimin e Gazes ne nje Resort Turistik fantastik, pa magjypet islamike! Shpresoj te bej pushimet verore ne Gaza pas 2 vitesh.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zana F.Al

          kaq shpejt , per 2 vjet te besh pushime ne Gaza ? jo jo ky eshte thjesht Delir...Petrit..

          Përgjigjjuni
          1. P
            Petriti

            Edhe po shkuan 3 vjet s'ka problem, pret puna! Vetem ti mos u merzit Zana, aman te lutem. Apo ty nuk te pritet...

            Përgjigjjuni
          2. e
            edmond ( koder rreshen )

            Shkruaj c´far te duash, por nderrmarrja komunale e gjelberim pastrimit Ushtria Shqiptare "made in Tyrkey" esht me e pershtatshmja (nuk ka asnje cen ne biografi) nuk esht si ushtrit e Kazakistanit,Indonezis,Marokut ,Kosoves ,apo Policia e Egjyptit dhe Jordanis (Vellazeria Islamike qe do dergohen ne Palestin ) ... ne jemi si vendi i Dajave te Rames - me ken Shkodran te tana i ban ! - Ushtri me Kallashnikova model 1950 si Hamasi,kush ka .... Ushtaret tan kan ! - Ushtri me Myslimane per tu fal ne pes vakte, dhe per tju pershtat Palestinezve ....edhe ne kemi ! Pjestar Hebre nga keto shtetet qe do dergojn Ushtrit (sa per tju shkelur syrin, dhe per ti marr me te mir Izraelitet) kush ka .... asnjera, vetem ne kemi ! "Familja Mbreterore e Rames" ( e tha Rama,ne fjalimin madheshtor para pak javesh ,un jam ka(r)tolik , Gruaja myslimane,dhe Djali do te behet Hebre ! Kisha Ortodokse Greke ne Palestin esht dakort ,sepse ju a ka then Ministri i Mbrojtjes greke Dendias : Rama esht i yni (lereni se c´perrallis Rama si anti Grek) ma ka then me gojen e saj Gjyshja e Rames nga Nena ,se jam Greke ,kur ishte per vizit te kushurinjt e saj ne Korfuz,dhe un ne ate koh isha Kryetar bashkie ne Korfuz . Kisha Katolike ne Jeruzalem gjithashtu esht dakort me prezencen e Ushtris ton ,sepse gjyshja e Rames nga Babai esht Veneciane (Italiane) ! Me gjej nje shtet me te pershtatshem se Shqiperia per tu derguar ne Palestin ?

            Përgjigjjuni
            1. u
              u dhime duke qesh

              Ilacet si pive sot? Epo futi nje dopjo dhalle laleeeeee

              Përgjigjjuni
        2. ?
          ?!

          Shqiperia ska trupa te mbroje territorin e vet e jo me Gazen,

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushtaraku

            Shqiperia ka vite qe dergon trupa ushtarake ne misione nderkombetare dhe jane nga trupat me te lavderuara ne ato misione. Por ti ke ngelur me lepirse ne goje...

            Përgjigjjuni
          2. a
            anti25642654censurë

            korçe, a je tu shkrujt përgjumsh,apo po shef ëndëra me sy hapur??o lal,nëse do ketë ndonjë gjë për ata që do mbeten,gazpalianët,do jenë punë në pastrim halesh e rrugësh!!

            Përgjigjjuni
          3. h
            humor ballkanik

            Ahahaha...Shqiperia do dergoje ate Mini-ministrin vocrrak te mbrojtjes Pirro Venglushken qe do te vere menjehere ate paqe ne Gaza...

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klimax

              Ministria e Jashtme e Norvegjisë sapo e ka përgënjeshtruar deklaratën e Trump se kjo e fundit do të jetë në Bordin e Paqes. Norvegjia si drejtuese së bashku me Amerikën, BE-në, Kombet e Bashkuara, Bankën Botërore, etj janë së bashku në një organizatë ndërkombëtare për Palestinën (AHLC) e cila është në program për tu mbajtur në fillim të pranverës. Si mund ti besohet akoma këtij sharlatani që deklaron se ka ndaluar tetë luftra në një vit?!!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. k
                kot me t'pyt

                Ti grekoman Klimax, ke shkuar ne demonstratat pro-Hamas ne Graqia?

                Përgjigjjuni
              2. d
                dsa

                Shume faleminderit Presidenti Trump qe na sqarove per pperfshirjen e SShqiperise ne Bordin e Paqes, pra Ramuti i ftuar jo kot do tte dergoje trupa ushtarake ne Gaza si mish per ttoop dhe pra sa eshte kjp shume na e konfirmo se palloshi i Gjate nuk tregon. Jashoku Pallosh e ke mire edhe me Izraelin qe ka rrenuar Gazen dhe qytetaret palestineze dhe sot na behesh "palestinez" per t'i ndihmuar ata, ppor pasi moore ne gjoks cmimin nga Netanjah. Rama nje surrat i ndyre, njeri surrogata hajdut i pacipe dhe kriminel.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Z

                  Z, President Trump, Ramuti pra Shqiperia me gjithe se eshte vend anetar i NATO-s nukka ushtare, ka vetem kaptera dhe gjenerale, jepileje te marre ushtare borxh me pagese ne ato paloo shtete ku rekruton Putini per luften ne Ukkraine.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrati

                    Mendoj se duhet te coje edhe disa politikane te opozites si Noka, Bardha, Nallbati, Korreshi, Gjekkuqi,etj., per ti bere opozite Trampit ne Gaza.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Flakadani

                      Ushtri të forta kjo e Kosovës dhe Shqipërisë që të dyja bashkë nuk kanë asnjë aeroplan,asnjë taksë dhe asnjë raketa.Merre me mend edhe hapësirën ajrore ia mbikëqyrin radaret grek.Norma kur edhe Mimistrin e Ushtrisë e ka një shtetas grek,që është rrit e përgatit në Greqi për "ta udhëheq" Ushtrinë Shqiptare.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fshatari

                        Mercenare ne kohen e Otomanit, mercenare ne kohen e "Globalizmit". U vrame tek Ura e Qabese, u vrame ne Irak e Afganisstan, tani ne Palestine. 1000 vjet me pare edhe Zviceranet ishin mercenare por ata diten si te fitojne neutralitetin e pavarsisne , sepse ata ishin mercenare me pagese. Me parate e mercenarismit ata zhvilluan vendin e u bene neuotrale e te pavariur, ndersa ne jemi mercenrare me ideologji, pa fituar azgje vete.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nuk jane te gjithe fshatare si ty

                          Ti je thjesht FSHATAR dhe me keto tru qe ke ashtu do mbetesh gjithe jeten!

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fshatari

                            Faleminderit per konsideraten. Fakti qe more mundim te komentosh do te thote se komenti im ka vlere. fakti qe shan e ofendon do t thote se nuk asnje argument te jesh kundra FLMN

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nuk jane te gjithe fshatare si ty

                              Nuk te ofendova, te theksova emrin qe ti vet ja ke mveshur vetvetes! Nese dikush te ka ofenduar, dil para pasqyres dhe shaje mbare e prape!

                              Përgjigjjuni
                          2. a
                            anti25642654censurë

                            fshataro, replikuesi me pseudonim të gjatë të ka thënë një të vërtetë që ti nuk e quan fakt,a argument!!ti ke bërë një vlerësim sa të cekët aq dhe të trashë,për zvicerianët! "u bene neuotrale e te pavariur"!!nuk është aq e thjeshtë sa thua ti!!po të njohësh historinë e zvicrës do shohësh historinë e gjithë europës,as më shumë e as më pak!!ka pasur kohën e saj të agresivitetit dhe më pas atë të "neutralitetit"!!ky neutralitet deri në mes të shek 19 ishte i nivelit të neutralitetit shqiptar të L1B!pra han pa porta ku hynte e dilte kush i desh qefi!!në shek e 20të,pati një ndryshim!!pati një neutralitet të mbrojtur!çoi ushtrinë në kufijtë që mund ti kërcënoheshin!!ishte fati a ishte frika,por zvicra nuk u sulmua!në L2B patëm e të njëjtën gjë,por në përmasa dhe më të mëdha!!patëm një militarizim të tillë që askujt nuk i shkoi në mënd që të sulmonte,a ta përdorte si han pa porta zvicrën!!akoma sot është një nga shtetet me ushtri më të fortë për banor e teritor!!neutralitetin e zgjedh shteti vetë,kurse respektimin e tij e bën forca që i vë përpara çdo pretendenti për agresion,ose që vë në dyshim neutralitetin tënd!!në L1B dhe shqipëria ishte vënd neutral,por hyri e doli,bile nuk deshin dhe të dilnin,pas saj,kush i desh qefi!!italia u desh të merrej me shkelma bythësh për të dalë 2 vjet pas përfundimit të luftës!lirinë a neutralitetin e një vëndi nuk e ruajnë pordhët a fjalët e bukura!e tuan fuqia e armëve!!

                            Përgjigjjuni
                          3. M
                            Muli

                            Shumë ironike jeta! Nuk do ma merrte kurre mendja qe Gaza do behej Kruja e brezit tone... Ruaji Zot çunat edhe mbaje lart Flamurin që na ke falur!

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              ashtu eshte

                              Gaza eshte vendi i Krujes hebraike, aty ku islamiket turq, me fal islamiket arabe thyen turinjte, ashtu si turqit thyen turinjte ne Kruje!

                              Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje