Bordi për Gazën, Washington Post sqaron pagesën: 1 miliard dollarë vetëm për anëtarësim të përhershëm

19 Janar 2026, 15:25Bota TEMA
Bordi për Gazën, Washington Post sqaron pagesën: 1 miliard

Presidenti Donald Trump dërgoi këtë fundjavë një valë ftesash për liderë botërorë që t’i bashkohen Bordit të Paqes për Gazën, edhe pse një vend aty do t’u kushtonte, siç u pohua në media, 1 miliard dollarë.


Një zyrtar amerikan konfirmoi për Washington Post se kjo shifër do të ishte kostoja për anëtarësim të përhershëm. Por ai nënvizoi se nuk ka asnjë “detyrim” për të kontribuar nga ana e vendeve që duan t`i bashkohen nismës, dhe vendet që nuk paguajnë tarifën do të kenë një anëtarësim trevjeçar. Zyrtari amerikan i ndau këto detaje në kushte anonimiteti për të diskutuar çështje të brendshme. Lajmi për tarifën u raportua për herë të parë nga Bloomberg.

Shtëpia e Bardhë njoftoi me shumë bujë të premten krijimin e bordit si pjesë e planit të Trumpit për të mbikëqyrur rindërtimin e Rripit të Gazës së shkatërruar, por drafti që po qarkullon nuk përmend drejtpërdrejt rajonin, çka nxiti spekulime se presidenti amerikan mund të synojë krijimin e një alternativë të udhëhequr nga SHBA përballë asaj të Kombeve të Bashkuara. Një kopje e draftit, e publikuar nga Times of Israel duket se propozon një mandat shumë më të gjerë për bordin sesa ai që u përshkrua fillimisht nga Trump në tetor, kur ndihmoi në realizimin e një marrëveshjeje armëpushimi që shënoi fundin e luftës dyvjeçare shkatërruese të Izraelit në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelite të mbetura.

Zyrtari amerikan tha se fondet do të përdoren drejtpërdrejt për të përmbushur mandatin e Bordit të Paqes për rindërtimin e enklavës.

Bordi do të sigurojë që pothuajse të gjitha fondet të përdoren për zbatimin e këtij mandati dhe të mos shpenzohen për “fryrje administrative që mundojnë shumë organizata të tjera ndërkombëtare”.

2 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Pasi mbaron trevjecari, kryetari (Trumpi) ka te drejte qe ta rinovoje. Pra shtetet qe jane ne vije me Ameriken nuk kane nevoje te paguajne per te qene pjese e bordit pertej afatit trevjecar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje