Borell: Furnizimi me armë i Ukrainës po shteron rezervat e BE-së

30 Gusht 2022, 16:59Bota TEMA

Borell: Furnizimi me armë i Ukrainës po shteron rezervat e BE-së

Ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën të martën në Pragë për një takim jozyrtar për të diskutuar për Rusinë dhe luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në sigurinë e shteteve anëtare të BE-së.

Në takimin në kryeqytetin çek morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të OKB-së, NATO-s dhe Parlamentit Evropian. Takimi pritet të trajtojë çështjen e rritjes së prodhimit të armëve, trajnimit të ukrainasve dhe mundësinë e ndalimit të vizave turistike për shtetasit rusë.

Në diskutimet që po mbahen në kryeqytetin çek, ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes të BE-së diskutuan mbi mënyrat për të rritur prodhimin e armëve, për të shtuar trajnimin ushtarak të forcave ukrainase ndërsa fundi i luftës në Ukrainë, që ka nisur në shkurt, nuk duket në horizont.

“Ne po i shterojmë rezervat tona,” të armëve u tha gazetarëve në Pragë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ne po i ofrojmë Ukrainës aq shumë kapacitete ushtarake sa duhet të rimbushim rezervat tona. Ukraina ka nevojë për mbështetje. Por, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën me më shumë iniciativa si misionet e trajnimin që do të diskutojnë ministrat”, tha zoti Borell.

Ministrat evropian do të diskutojnë se çfarë roli mund të luajë BE-ja në trajnimin e rekrutëve të rinj ukrainas në tokën evropiane, pasi numri i ushtarëve të vrarë po rritet ndërsa oficerët që normalisht mund të ofrojnë trajnime janë të angazhuar në betejë.

“Ne po trajnojmë ushtarë ukrainas në Britani dhe po punojmë me Gjermaninë për një trajnim të ri mbi çminimin. Ne mendojmë se ky është hapi i duhur për të ndërmarrë tani”, tha Kajsa Ollengren, ministrja holandeze e mbrojtjes.

Ministrat e jashtëm gjithashtu do të diskutojnë nëse do të vendosin kufizime të mëtejshme vizash ndaj rusëve, një përpjekje për të rritur presionin ndaj Presidentit Vladimir Putin, pasi lufta që ai filloi gjashtë muaj më parë ka shkaktuar humbje të mëdha ekonomike për gjithë botën.

Kremlini reagoi duke kritikuar thirrjet e disa udhëheqësve evropianë për ndalimin e vizave për turistët rusë, duke thënë se propozimet ishin “jorracionale” dhe manifestimi i fundit i agjendës anti-ruse të Perëndimit.

Megjithatë, agjencia e lajmeve “Reuters” raporton të ketë parë një memorandum ku dy vendet kryesore të BE-së, Franca dhe Gjermania janë shprehur kundër propozimeve për të kufizuar vizat për rusët.

“Ne e dimë se ka këndvështrime të ndryshme midis evropianëve për këtë çështje. Këto janë vendime shumë serioze që kanë në shënjestër veçanërisht qytetarët tanë. Natyrisht, vendime të tilla nuk mund të kalojnë pa përgjigje. Por në çdo rast, kur të përgjigjemi, do ta bëjmë në atë mënyrë që i përshtatet më së miri interesave tona dhe mbron interesat e qytetarëve tanë”, tha zoti Peskov.

Vendet anëtare lindore dhe nordike të BE-së janë ato që kanë argumentuar fuqishëm për një ndalim të plotë të vizave turistike për rusët, duke thënë se udhëtimi në Evropë është një privilegj, jo një e drejtë.

4 Komente

  1. A
    Alex

    Ne pidh te kurves do shkoje europa sic e ka parashikuar baba jaga, se keta nuk ishin te zotet ta parandalonin konfliktin tani Jane ne kaos ,shikoni cmimet, kurse Edi jone ben si prostitute neper televisionet e botes ,nuk shikon qe spo mbetet njeri dhe vrasjet po behen si nje gje normale , ngrijuni dhe bjeruni ketyre politikaneve kurva Se nuk.keni me be hajer , fuck off europe and fuck off Albania,

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      o prosititutë e putanës,në piçkë të satëme do të shkosh tiiiiiiii!! harrove hitlerin se ku ishte 6 muajsh pas fillimit të sulmit,dhe ku pidhin e satëme përfundoi 5 vjet më vonë?? e njëjta gjë do të ndodhë dhe tashti!! ti ke për tu tërbuar,se nuk të njohim kush je!!do plasësh brënda tjeje!!prandaj,kur të shkojë putana në pidh të satëme!?dil e na thuaj se kush je në të vërtetë,dhe të garantoj se nuk ke për të qënë më i vetmuar!!

      Përgjigjjuni
    2. a
      anti25642654censurë

      "“Ne po i shterojmë rezervat tona,”! ore a jeni politikanë apo gomerë?? lufta ha dhe nuk prodhon,prandaj shterojnë rezervat!!do që të mos të të vijë një gangster i dhjerë,si xhuxhi i rusisë, e të ti shterojë sa herë ti dojë bytha?? atëherë jo vetëm mos i ço material(rezervat e tua)ukrainës por bjeri dhe ti nga perëndimi!! gjobat e gangsterëve në jetën e përditëshme funksionojnë sepse ka tregëtarë si ti!! atje ku nuk i pranojnë gangsterët shkojnë me bisht në shalë o në burgje!! me gangsterin nuk bëhet pazar!po bëre pazar putana nesë do të dalë prapë nga ajo dera e madhe e florinjtë në kremlin,por ata që do të duartrokasin nuk do jenë legenat rus,por legena europianë,me ty në krye!! L2B nuk u bë për të shtuar rezervat a duke parë se si zhdukeshin rezervat!ajo u bë deri në fitore,megjithës kushtoi disa herë më shumë humbje fituesve se agresorëve!po të kishin menduar si ti!? gjithë bota do kishte thënë akoma "hal hitdhjer"!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alex

        me se harova ja ca ndodhi tani tani sa vrau njeri vellain dhe kunaten bravo Edi dhe Europe ,qe ne emer te te drejtave te njeriut hoqet denimin me vdekje dhe ketu po behet kasapane ,bravo

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje