Qeveritë europiane gati masat për krizën energjetike

30 Gusht 2022, 15:55Bota TEMA

Qeveritë europiane gati masat për krizën energjetike

Pas paralajmërimit për një dimra të tmerrshëm për Europën prej rritjes marramendëse të çmimeve të energjisë, qeveritë e kontinentit po bëjnë gati plane radikale për përballimin e situatës.


Prej 1 Shtatorit, Gjermania nis aplikimin e masave të ashpra të kursimit të energjisë. Nuk do të lejohet ngrohje me temperaturë më të lartë se 19 gradë në ndërtesat publike. Atje ku kryet punë fizike i ngrohti kufizohet në 12 gradë. Korridoret e ndërtesave, hollet, etj. mbeten pa ngrohje.

Në të gjitha vendet e unionit, fasadat e ndërtesave publike do të shuhen pas orës 22:00. Në Francë, pasi presidenti francez Emanuel Makron shpalli fundin e epokës së bollëkut, ekranet e reklamave do të shuhen nga ora 1 deri në 6 të mëngjesit. Aktivitetet tregtare duhet t’i mbajnë të mbyllura dyert nëse ngrohen me kondicionerë, për të kursyer energji. I njëjti model edhe në Spanjë, ku kondicionerët në ambientet publike nuk mund të freskojnë më shumë se 27 gradë Celsius.

Në Itali dhe Britaninë e Madhe, dyqanet, pabet e të tjera biznese kërkojnë përkrahje financiare nga shteti për të mbijetuar.

E teksa qeveritë përgatiten për hartimin e paketave të mbështetjes përballë dëmeve që përllogariten në miliarda Euro, ministrat europianë të energjisë do të mblidhen më 9 Shtator në Bruksel për të diskutuar  vendosjen e një çmimi tavan për energjinë elektrike dhe gazin që ditët e fundit është gati 10-fishuar.

1 Komente

  1. k
    kacaku

    Sic e shoh une do na bej Putini te ndezim zjarr ne mes te shtepise dhe te hedhim valle reth zjarrit si kulufer , ne mire e kemi se jemi te mesuar nga epoka e Verit , ku ngroheshim me nje furnelle me vajgur ....po francezet ?? Po gjermanet ?? Do ti thahet kaka ne byth ...mire ua ben , smernin masa qe te mos vereshin komplet nga nje sharlatan si Putini ....rini tani dhe degjojani pordhet ... Dhe ne vend qe ky pinoku francez dhe ai as mish e as peshku gjerman tu shkerdhejne robt ruseve , te mos i lejojne te kalojne kufirin e Europes , ti lene te ziejn brenda Rusise deri sa tu dalit trute mbas koke ....rine dhe mendojne se nuk eshte ide e mire mosfutja e reseve ne EU ....me bythqira dhe njerez pa taban sdo gjesh .....ata perkrahin Putinin dhe jane pro sulmit ne masen 80 % , keta qajne hallin e ruseve .....perkrahni Putinin?? Sfuteni ne EU ta beni dhembin sa te luanit .....rini dhe hani njeri tjetrin si ne epoken e bolshevikeve ....ku nuk i donte asnje ne Europe e me gjere ...keta masat ndeshkuese i kane vetem per ballkanasit dhe vecanerisht per shqiptaret evarfer , per te ndaluar shqiptaret te mos futen keta behen trima , ama te marin masa te mos futen ruset , u iken purtha ne shale ......me udheheqes kot nuk do gjesh ngado te hedhesh syte , lamasher , pa taban , pa gung ne gurmaz ....pa shtylle kurizore , cthone sot sthone neser , i terhiqte nga hunda nje Bullgari ...imagjinoni sa union jane ...i terhiqte nga hunda nje Borishov dhe te tjere plera bullgare .....behuni te forte plere , behuni te forte dhe te bashkuar se perndryshe do shikoni kurizin e Shteteve te Bashkuara dhe Kines , do ju sjellin verdalle duke ju kapur nga hunda .....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje