Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha të enjten se u ka kërkuar ministrave të jashtëm të bllokut të marrin në konsideratë sanksionet kundër ministrave izraelitë.
Kjo pasi këta të fundit kanë lëshuar “mesazhe të papranueshme urrejtjeje kundër palestinezëve”.
Përpara se të merrte pjesë në takimin jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, Borrell u tha gazetarëve se ai nisi procedurat për të pyetur vendet anëtare nëse ata do të përfshiheshin në listën e sanksioneve ndaj disa ministrave.
Ministrat e jashtëm të BE-së u mblodhën në Bruksel për një takim jozyrtar për të diskutuar tema globale dhe rajonale, duke përfshirë luftën në Ukrainë dhe situatën në Lindjen e Mesme.
Drejt z.Borell.
Po mire more ky Borelli ku eshte kur Hezbollahu leshon rraketa cdo dite kunder territorit izraelit? Po ne 7 Tetor ku ishte ky? Po Irani qe e ka shprehur hapur qellimin per te shfarosur Izraelin dhe popullsine e tij? Pse nuk jane kaq te zjarrte keta burokratet e BE-se? Keta burokrate qe po i vene zjarrin Europes me politiken e portave te shqyera, ku kanceri islamik ka perhapur metastazat ne cdo cep te Europes. Po fundja keshtu d kane qyteterimet, ngrihen e me pas rrenohen. Qyteterimi Perendimor eshte ne fazen e rrenimit.