Borrell nesër takim me ministrat e Jashtëm të rajonit: Të promovojmë paqen, sigurinë dhe demokracinë

12 Nëntor 2023, 14:23Bota TEMA

Borrell nesër takim me ministrat e Jashtëm të rajonit: Të

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell nesër do të zhvillojë një takim BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, me gjashtë ministrat e Jashtëm të rajonit.

“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftimin që BE-ja e ka shpërndarë edhe në X (ishTwitter).


Njoftimit i është bashkuar një video e shkurtër, ku tregohet se cilat do të jenë temat e diskutimit. Aty thuhet edhe se Bashkimi Europian mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm si partnerë të besueshëm.

“Ata do të diskutojnë për sfidat e përbashkëta të sigurisë, bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe të sigurisë, përgatitjen e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë, angazhimin politik midis BE-së dhe rajonit janë thelbësore. Përgjigja jonë ndaj sfidave aktuale gjeopolitike është solidariteti dhe bashkëpunimi i ngushtë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe ta promovojmë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.

2 Komente

  1. F
    F-22 Raptor

    Keto jane takime pa asnje vlere. Aktivitete te tilla kane per qellim manipulimin e njerezve, gjoja BE e ka ne agjende e vemendje Ballkanin Perendimor. Cfare mund te presesh nga keta kur nje kriminel e hajdut si Beleri percakton vendimmarrjen e gjithe vendeve te klubit te BE-se marre se bashku?!

    Përgjigjjuni
    1. b
      bimi

      kur greku ulurin per nje bejler po shqipria cfar duhet te bej per nje popull te ter si cameria! do te ulim koke?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje