Edhe në tokat bujqësore në Herson të Ukrainës, kërcënimi i luftës ndihet prej afër.
Fermerët që korrin shalqinj në tokat e tyre, së fundmi janë detyruar të ikin prej aty, kur e kanë vërejtur lëvizjen e një droni mbi kokat e tyre.
Një fermer, Oleksandri, e ka gjetur tokën e tij në zjarr. Ai beson se zjarri është shkaktuar nga një sulm me dronë, në të cilin ka pasur lëndë ndezëse.
“Kam qenë duke vozitur rreth tokës dhe e kam parë një dron aty. Shihet edhe krateri. Shalqinjtë janë dëmtuar”, ka thënë ai për televizionin Current Time.
“E kemi parë një pajisje me lëndë ndezëse. Një dron i verdhë ka qenë aty. Ndoshta është ngjitur në ajër dhe më pas është përplasur”.
“Ndoshta zjarret që po i shohim nuk janë aksidentale. Ndoshta janë pasojë e sulmeve me dronë”, ka thënë ai.
Rajoni i Hersonit, në veri të Krimesë, është pushtuar nga forcat ruse më 2022. Mirëpo, trupat ushtarake ukrainase e kanë rikthyer territorin në veri të lumit Dnjepër, më vonë gjatë atij viti.
Oleksandr është kthyer sa më shpejt që ka mundur dhe ka nisur të kultivojë shalqinj në tokën e tij.
“Menjëherë pas çlirimit të Hersonit, kemi ardhur për t’ia rikthyer shalqinjtë rajonit”, ka thënë ai.
“Ne kemi qenë ndër të parët që kemi ardhur këtu”.
Në Ukrainë, Hersoni është sinonim i shalqirit, pasi toka e pasur e këtij rajoni besohet se nxjerrë pemët më të freskëta.
Fermerët tani janë në hall me gjithë kërkesat e mëdha që i kanë për të dërguar shalqinj në gjithë Ukrainën.
“Po shohim rritje të madhe të kërkesës për shalqinjtë e Hersonit. Ata janë bërë jashtëzakonisht të kërkuar këtë vit”, ka thënë Dmytro Yunusov, drejtor i departamentit për bujqësi në administratën rajonale të Hersonit.
“Fermerët e kanë rritur hapësirën e tokës punuese dhe blerësit kanë bërë porosi paraprakisht për shalqinjtë që ende nuk janë rritur”.
Bujqësia është duke lulëzuar aty, mirëpo banorët frikësohen se luftimet mund t’i dëmtojnë sërish.
Disa fermerë punojnë toka në rajone larg frontit të luftës, apo e kanë braktisur tërësisht zonën.
Zhurma e dronëve mbi tokat me shalqinj është një tjetër përkujtim që asnjë aspekt i jetës ukrainase nuk ka mbetur pa u prekur nga lufta. (REL)
Ku humbi ai lajmi i perlleshjes te femravet me tanga ne plazhin e odeses?! Ku shkaku na ishte se ne lokalin afer pati muzike ruse! Pse jeni ber qesharak dhe te njeanshem ju te shtypit te "pavarur"? Me keto veprime qe po beni tregon se "lufta" ne ukrain me teper eshte propagande mediatike se e vertet! Plazhet plote me njerez, fushat me te mbjella, klubet e nates ne kiev plot! Paska patur te drejte R. Fico qe tha: "se jeta ne kiev behet njesoj si ne paris"
Perkthin me Google shaqini eshte bime keta na thone qe eshte peme. Po qe shal-qini digjet nga dronet ne forme kari, eh si kane ndryshuar gjerat pas fillimit te luftes se provokuar nga Ukraina qe kerkonte te hynte ne NATO per te asgjesuar vellajin e madh rus, por e hengri vete sa krahu i perthyer dysh.
Ukraines i eshte pergjysmuar popullsia keta fusharaket e kane mendjen tek shl-qini.