Britania dëshiron të udhëheqë procesin për arrestimin e Putin-it | Albanian Post

8 Prill 2022, 20:30Bota TEMA

Britania dëshiron të udhëheqë procesin për arrestimin e

Parlamenti britanik bëri thirrje për njohjen e Vladimir Putin-it (presidenti i Federatës Ruse) dhe ushtrisë ruse si terroristë.

Gjithashtu, parlamenti dëshiron të udhëheqë procesin e lëshimit të një urdhër-arresti ndërkombëtar për arrestimin e presidentit rus.

Kështu deklaroi deputetja britanike Layla Moran në një koment për Guildhall.

“Putin dhe ushtria e tij po vrasin ukrainas të pafajshëm. Ato sanksione që vendosëm ishin jashtëzakonisht të nevojshme, por ne nuk mund të ndalemi me kaq ndërkohë që ukrainasit po vriten masivisht”, theksoi Moran.

Ajo vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar duhet të udhëheqë thirrjet që Gjykata Penale Ndërkombëtare të vendosë për ndalimin e Putin-it.

“Është koha për të trajtuar ushtrinë dhe mercenarët e Putin-it ashtu siç i trajtojmë terroristët, duke përdorur rregulloret përkatëse të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Ne duhet të drejtojmë thirrjet që Gjykata Penale Ndërkombëtare të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar për Putin-in”, shtoi deputetja britanike.

Më herët, u bë e ditur se 46 vende anëtare të UNESCO-s do të bojkotojnë mbledhjen e Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

Kjo e fundit drejtohet nga Rusia.

3 Komente

  1. B
    Baidei

    Çmenduria dhe fidulleku i pasardhesve texatyre qw kane masakruar 2/3 e botes mw imperializmin w tyre nuk ka fund. Kur jeni kaq te vendosur, perse nuk i shpallni lufte Rusis? Apo qejfi ua ka por bytha s'ua mban..

    Përgjigjjuni
    1. q
      qytetar

      Shpresojme . Kureshtje si do reagonte Lexhenda dhe Lideri Historik !?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alex

        Mos tallni bythen me keto shkrime !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje