Britania miraton dozën përforcuese kundër COVID

3 Shtator 2022, 17:32Bota TEMA

Britania miraton dozën përforcuese kundër COVID

Organi rregullator i shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar përdorimin e një doze përforcuese bivalente të vaksinës kundër COVID për personat mbi 12 vjeç.

Agjencia britanike e shëndetësisë “Medicines and Healthcare Products” njoftoi se vendimi u bazua në të dhënat nga testet klinike që treguan se vaksina bivalente dha një përgjigje të fortë imune kundër Omicron dhe llojit origjinal, raportoi Reuters.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar përdorimin e vaksinave përforcuese të modifikuara kundër COVID-19 nga Moderna dhe Pfizer/Biontech, të cilat synojnë gjithashtu llojin Omicron.

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Të importojm 1 milion doza.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje