Cili është qyteti që do të pësojë humbje të mëdha nga pushtimi rus?!

4 Prill 2022, 18:35Bota TEMA

Cili është qyteti që do të pësojë humbje të

Prokurorja e Përgjithshme ukrainas ka deklaruar se Borodyanka rrezikon te jetë një ndër qytetet më të goditura nga ushtria ruse në rajonin e Kievit.

Nëpërmjet një interviste në televizionin ukrainas, Iryna Venediktova tha se numri i viktimave në qytet do të jetë më i madh se kudo tjetër, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme.

Borodyanka është rreth 23 km në perëndim të Bucha, ku imazhet që nga tërheqja ruse kanë treguar trupa të shumtë të shtrirë në rrugë, disa me duar të lidhura pas shpine.

Venediktova tha gjithashtu se sipas saj, shumë nga veprimet e ushtrisë ruse në rajonin e Kievit mund të klasifikohen si krime kundër njerëzimit.

Të dielën, autoritetet ukrainase njoftuan se po hetonin mizoritë e supozuara nga forcat ruse në zonat përreth Kievit.

Lini një Përgjigje