Vrasja e civilëve/ Kryebashkiaku i Kievit: Këto janë skena horror! Ne nuk do të falim…

4 Prill 2022, 14:06Bota TEMA

Vrasja e civilëve/ Kryebashkiaku i Kievit: Këto janë skena

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko i ka krahasuar pamjet e vrasjeve të civilëve në zonat pranë kryeqytetit ukrainas, me skenat e një film horror.

“Gjërat që po shohim tani në Irpin dhe Bucha… këto janë skena horror. Fatkeqësisht nuk vijnë nga filmat. Ky është një realitet i tmerrshëm ku shohim civilë me duar të lidhura pas shpine.

Nuk kuptoj si mundet një person ta bëjë këtë. Por jam i bindur se të njëjtat skena janë të shumta në shumë qytete të tjera të Ukrainës. Agresori duhet të paguajë për këtë, të paguajë një çmim të rëndë për jetën e mijëra ukrainasve. Ne nuk do të falim atë që u është bërë qyteteve tona dhe banorëve tanë”, tha Klitschko.

3 Komente

  1. s
    skerdilajti

    Ku e dini ju se i vrane ruset? Eksperienca ka treguar se media perendimore mund te prodhoje fake news te llahtarshme si ne Siri me helmimet me gaz por qe nuk ishin te verteta. Lete presim faktet dhe jo llogjet. Ka shume mundesi ti kete vrare bataljoni Azov

    Përgjigjjuni
    1. g
      ganiu

      Ka mundësi ti kenë vrarë aborigjemët e Australisë. Ata janë të tmerrshëm. Rusëve ju bien kot në qafë, ata thanë se "po bëjmë manovra dhe nuk do sulmojmë Ukrainën" e me të vërtetë ashtu ndodhi. Ata shkundur në shtëpi, e amerikanët sulmuan ukrainasit. Amerikanët e flasin aq mirë rusisht sa ukrainasit kujtojmë se janë pushtues rusë. Gënjeshtarë të mëdhenj janë këta amerikanët. Vetëm të mençurit I kuptojnë. Vetëm unë e ti skerdi.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Piro

      Ky eshte "karakteri rus" Kete titull mban romani i shkrimtarit rus te shekullit XX, Aleksei Tolstoi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje