Putin uron Vuçiç për fitoren: Do të vijojmë të forcojmë lidhjet Rusi-Serbi

4 Prill 2022, 13:18Bota TEMA

Putin uron Vuçiç për fitoren: Do të vijojmë të

Presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale. Në një telegram, Putin shprehu shpresën se Vuçiç do të vazhdojë të forcojë "partneritetin strategjik" midis Serbisë dhe Rusisë.

Pas gjithë luftës dhe masakrave që Rusia po kryen në Ukrainë, duket se Putin ka gjetur kohën për të uruar Vuçiç.

Presidenti serb siguroi një mandat të dytë pesë-vjeçar mes premtimit për paqe e qëndrueshmëri, ndërsa agresioni rus në Ukrainë e ka vënë Serbinë nën trysninë e perëndimit për të zgjedhur midis lidhjeve të saj tradicionale me Moskën dhe aspiratave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Rezultatet e para zyrtare nuk priten para së hënës në mbrëmje, por anketat flasin se presidenti Vuçiç është fitues që në raundin e parë ndërsa i dyti radhitet Zdravko Ponosh, një gjeneral në pension

Lini një Përgjigje