Zelensky: Pavarësisht mizorive, duhet të vazhdojmë negociatat me Rusinë

4 Prill 2022, 12:59Bota TEMA

Zelensky: Pavarësisht mizorive, duhet të vazhdojmë negociatat me

Deri përpara pushtimit rus, Bucha ishte një zonë periferike e qetë e kryeqytetit ukrainas. Por tashmë, ndërsa ushtria ruse largohet nga periferitë e Kievit dhe fokusohet në Ukrainën lindore ka lënë pas vetëm shkatërrim.

Imazhet që përshkruajnë mizoritë kundër civilëve në qytetin ukrainas u panë pas tërheqjes së ushtrisë ruse nga rajoni i Kievit, dokumente që i referohen ekzekutimeve të civilëve, varreve masive. Masakra në Bucha  nxiti reagimin ndërkombëtar, duke e cilësuar Putinin si përgjegjës të kësaj masakre.

Në një deklaratë për CBS, presidenti ukrainas tha se pavarësisht mizorive, duhet të vazhdojnë negociatat me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

“Është e vështirë të thuhet se si, pas gjithë asaj që ka ndodhur, por ne duhet të negociojmë me Rusinë. Unë si president, më duhet ta bëj këtë gjë, çdo  luftë duhet të marrë fund,” tha presidenti ukrainas Zelensky duke iu referuar gjithashtu masakrës në Bucha.

1 Komente

  1. B
    Babale

    O Zenel kur t'ja marresh ne gojë Putinit mbaron lufta

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje