
Çfarë do të thotë Moska me denazifikimin?
Jo vetëm disfatë totale në fushën e betejës së kundërshtarëve ukrainas, por edhe një “pastrim” i mëpasshëm i të gjitha aparateve shtetërore politike dhe ushtarake, riedukimi i popullsisë”, për kohëzgjatjen e të paktën një brezi”, anulimi total i emrit Ukrainë.
Burimi është jashtë çdo dyshimi sepse “harta” shqetësuese është publikuar në faqen e agjencisë “Novosti”, agjenci absolutisht e respektuar nga Putin-i.
Plani shqetësues dhe brutal i pastrimit rrëfehet në një artikull të gjatë të nënshkruar nga kolumnisti Timofey Sergeytsev me titull “Çfarë duhet të bëjë Rusia me Ukrainën”, botuar në të njëjtën kohë kur bota po zbulonte tmerret e masakrave mbi civilët në Bucha.
Denazifikimi është një kërkesë që Kremlin-i e konsideron të domosdoshëm, edhe pse deri më tani nuk ishte shprehur asnjëherë në detaje.
“Denazifikimi është i domosdoshëm sepse një pjesë e konsiderueshme e njerëzve – me shumë gjasa shumica – është dominuar dhe tërhequr nga regjimi nazist”, sulmon “Novosti”.
Pra, objektivi i parë është që “nazistët që rrokën armët duhet të shkatërrohen sa më shpejt në fushën e betejës”.
Duhet mbajtur mend se Putin në disa raste ka barazuar Zelensky-n dhe qeverinë e tij me ushtrinë e rregullt ukrainase, e cila kundërshton pushtimin rus me batalione si pash.
Ai Azov që i referohen një simbolizmi nazist. Të gjitha në të njëjtin kazan. Dhe prandaj “përveç liderëve, fajtorë janë edhe një pjesë e konsiderueshme e masave, të cilët janë nazistë pasivë, bashkëpunëtorë të nazizmit”.
Operacioni i spastrimit, pra, nuk duhet të jetë vetëm fizik dhe ushtarak, por duhet të përfshijë edhe sferën e kulturës dhe arsimit “që arrihet nëpërmjet shtypjes ideologjike të qëndrimeve naziste dhe censurës së rreptë: jo vetëm në fushën politike, por edhe në fushën e kulturës dhe arsimit”.
Dhe sipas autorit të shkrimit vetëkuptohet se “denazifikimin mund ta bëjë vetëm fituesi”. Asnjë paqeruajtës ndërkombëtar, as OKB-ja.
Ky është një larje hesapesh e brendshme ruse. Dhe siç sqarohet pak më tej “nuk mund të arrihet me një kompromis, mbi bazën e një formule të tillë si “NAO – jo, BE – po”.
Një objektiv i këtyre përmasave nuk arrihet brenda natës: “Kushtet e denazifikimit nuk mund të zgjasin në asnjë mënyrë më pak se një hark kohor prej një brezi” pasi “nazifikimi i Ukrainës vazhdoi për më shumë se 30 vjet, të paktën duke filluar nga viti 1989”.
Në çfarë kuptimi?
“Veçori e Ukrainës moderne të nazifikuar qëndron në amorfe dhe ambivalencë, të cilat lejojnë që nazizmi të maskohet nga një dëshirë për “pavarësi” dhe nga një “rrugë” evropiane “(perëndimore, pro-amerikane) e “zhvillimit””.
Pra, si do të vazhdohet? “Emri ‘Ukrainë’ “nuk mund të ruhet si titull për asnjë entitet shtetëror plotësisht të denazifikuar në një territor të çliruar”, por këtu “Novosti” lë të hapur mundësinë që territori i çliruar të mos quhet i gjithë vendi aktual, por vetëm pjesa lindore e tij.
Prandaj, do të ktheheshim në modelin plastik të kohës së Luftës së Ftohtë, me dy Ukraina sipas modelit të dy Gjermanive.
Dhe “ndryshe nga, për shembull, Gjeorgjia dhe vendet baltike, Ukraina, siç ka treguar historia, është e pamundur të ekzistojë si një shtet kombëtar dhe përpjekjet për të” ndërtuar një të tillë çojnë natyrshëm në nazizëm”. Prandaj “denazifikimi i Ukrainës është edhe de-evropianizimi i saj i pashmangshëm”.
Në kohë paqeje, denazifikimi duhet të kryhet në disa drejtime: “likuidimi i formacioneve të armatosura naziste … formimi i organeve publike të vetëqeverisjes dhe milicive … instalimi i hapësirës ruse të informacionit … tërheqja e materialeve mësimore dhe ndalimi i programeve arsimore në të gjitha nivelet që përmbajnë udhëzime ideologjike naziste… publikimi i emrave të bashkëpunëtorëve të regjimit nazist, përfshirja e tyre në punë të detyruar për restaurimin e infrastrukturës… krijimi i organeve të përhershme të denazifikimit për një periudhë 25-vjeçare”.
Një shpëlarje truri klasike e plotë.
Vërejtje përfundimtare: “Për të vënë në praktikë planin e denazifikimit të Ukrainës, vetë Rusia më në fund do të duhet të ndahet nga iluzionet pro-evropiane dhe properëndimore, për të përmbushur veten si mjetin e fundit për të mbrojtur dhe ruajtur vlerat e Evropës historike”.
Me pak fjalë, mesazhi nuk vlen vetëm për ukrainasit nën bomba. /Albanianpost.com
NAZISTËT rusë e trajtojnë ndjenjën liridashëse e të pavarësisë nazizëm. NAZIZMI RUS ëshë NAZIZËM "SUPERSONIK" ose naZZZism
Ky eshte njesoj si plani i Cubrillovicit shumezuar me 100.A e lexojne kete ministrst e jashtme te Shqiperise qe lengezohen kur degjojne emrin e Lavrov, mediat shqiptare qe u dhane hapesire informativeve te kremlinit ne Tiranë?Ky eshte nje plan per gjenocid.