Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

31 Korrik 2025, 08:11Bota TEMA
Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së

Të paktën 22 persona, përfshirë një oficer policie, kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur në protestat kundër rritjes së çmimit të karburantit në Angola, tha ministri i Brendshëm, Manuel Homem. Protestat nisën si grevë e shoferëve të taksive dhe u përhapën në gjithë vendin, me më shumë se 1,200 persona të arrestuar.

Në kryeqytetin Luanda, spitalet publike janë mbingarkuar dhe mjekët raportojnë për shumë të plagosur rëndë. Shumë biznese janë mbyllur, ndërsa dëgjohet shpesh zjarr armësh.

Qeveria tha se protestat janë shndërruar në akte vandalizmi dhe rrezik për rendin publik, veçanërisht në provincat Luanda, Huambo, Benguela dhe Huíla.

Presidenti Joao Lourenço i quajti protestat një përpjekje për të destabilizuar qeverinë, duke thënë se rritja e çmimit të naftës është pjesë e reformave për heqjen e subvencioneve.

Lini një Përgjigje