VIDEO: Tërmeti 8.8 ballësh në Kamchatka, vullkani më i madh në Rusi aktivizohet pas lëkundjeve

30 Korrik 2025, 15:40Bota TEMA
VIDEO: Tërmeti 8.8 ballësh në Kamchatka, vullkani më i madh

Vullkani Kliuçevskoi, i cili ndodhet në gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, ka nisur të shpërthejë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Oqeanin Paqësor, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, duke cituar burime të Reuters.

Sipas informacioneve paraprake, llava e nxehtë ka filluar të rrjedhë në shpatin perëndimor të vullkanit, ndërsa një ndriçim i fuqishëm është i dukshëm mbi majën e tij, shoqëruar me shpërthime të dëgjueshme.

Javën e kaluar, autoritetet dhe ekipet e shpëtimit kishin rekomanduar shmangien e vizitave në këtë vullkan, si dhe në disa të tjerë në rajon, për shkak të rritjes së aktivitetit vullkanik.

Vullkani Kliuçevskoi, me një lartësi prej 4,850 metrash mbi nivelin e detit, ndodhet në rajonin Ust-Kamçatskij. Ai kishte shpërthyer për herë të fundit në prill të vitit 2025.

Lini një Përgjigje