
Gazetari nga Tel Avivi, Attila Somfavli ka komentuar deklaratën e presidentit turk Erdogan, i cili është shprehur se Hamasi nuk është një organizatë terroristë, por ata janë politikanë që duan të mirën e vendit të tyre.
Sipas gazetarit këto deklarata nuk janë të habitshme të ardhura nga presidenti Turk, pasi ai gjithnjë ka mbajtur anën e Hamasit.
Ai tha në një lidhje direkte për Euronews Albania se subjekti politik i Hamasit nuk mund të ndahet nga subjekti terrorist pasi ata janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin, ndërsa shtoi se kur tentuan të ndanin terroristët nga Hamasi gjithçka që panë ishte një masakër me gra dhe fëmijë.
“Epo ai është Erdogani. Ne nuk tronditemi nga deklaratat e tij. Sa herë ka pasur konfrontim në Gaza ai ka mbajtur anën e Hamasit, kjo ka ndodhur në të kaluarën. Por pati një pajtim dy vite më parë, por ne nuk jemi të habitur nga Erdogan.
Në të vërtet nuk mund ta ndash fraksionin politik dhe fraksionin terrorist të Hamasit. Ne jemi përpjekur me vite që të shikojmë subjektet politike të Hamasit, por ata janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin dhe nuk mund të ndahen.
Kjo është vetëm një narrativë për të treguar se Erdoganit i dhimbset populli palestinez. Kjo nuk ka kuptim. Sa i përket Hamasit jemi përpjekur ndër vite ta verifikojmë por ajo që pamë ishte një masakër me gra dhe fëmijë”, - tha gazetai Attila Somfavli.
Ndryshimi i emertimit 2 mije e ca vjecare te Palestines ne Israel nepermjet Genocidit dhe Ethnokatharsit (Fshirjes se Kombit) nga Harta qe ndodh kunder popullit Palestineze i ka rrenjet qe nga 1948A.D. Por te flase per "Drejtesi" nje Turk si Erdogani qe ka akoma te pushtuar qendren me te madhe te Perandorise Greko-Ilyre Kostantinopolis eshte nje Hipokrizi. 49 vjet e ka te pushtuar Qipron. Perse kjo Evrope "E Krishtere" po reagon per Ukrahinen kur flet per te "Drejtat e Njeriut" dhe "Terrorizmat"? Turqia e Sulltanit Abdul Hamit eshte pergjegjese per Palestinen. Ja dha per 18 milione franga Sionisteve se ishte ne dobesim Perandoria Osmane. Tyrqia dhe Israeli jane Nje. Erdogani ben Bla,bla,bla. Lufta eshte kunder Helenizmit me ane te Fese Abrahamike. Degjenerimi dhe pushtimi i Evroopes dhe Perendimit ne pergjithesi nga keto Fe te Mallkuara eshte fatkeqesi dhe shkaterrim.