Një video e qartë e rrëzimit të avionit të “Air India” është publikuar në rrjetet sociale.
Në pamje duket avioni “Boeing 787 Dreamliner” teksa ngrihet nga pista në aeroportin Ahmedabad por rrëzohet vetëm pak sekonda më pas.
Siç dallohet në video, duket se avioni ka pasur vështirësi të fitojë lartësi dhe ka rënë pak metra larg pistës në një zonë të banuar.
Në bordin e avionit ishin 242 pasagjerë dhe raportohet se vetëm një 40-vjeçar ka arritur të mbijetojë. Ai ishte ulur pranë derës dhe ka deklaruar se është hedhur jashtë avionit menjëherë pas rrëzimit.
Sipas komentuesve në rrjetet sociale dhe të apasionuarve pas aviacionit, aeroplani duket se ka hasur probleme hidraulike duke mos arritur të drejtojë krahët në pozicionin e ngritjes. Megjithatë ky mbetet vetëm një spekulim, teksa hetimet vijojnë për përcaktimin e shkakut të aksidentit fatal.
#BREAKING - New video from surveillance cameras shows the entire flight of #AI171, including the takeoff roll. #Ahmedabad #AirIndia #AirIndiaCrash pic.twitter.com/eNtXt00uDh
— PoliticalPilot (@PilotPoli) June 12, 2025
Terror atack , no doubt
Keshtu ka rene edhe nje avion ne Shqiperi AM-2 ,qe sperkaste fushat e myzeqese dhe arsyeja eshte se ekuipazhi kishe marre sharqi dhe ne momentin e ngritjes tere ngarkesa shkoi ne fund dhe avioni ra.Edhe ky avion ka patur probleme me ngarksen e cila nuk eshte siguruar dhe per kete aresye avioni nuk ka mundur dot te ngrihet.
Shkaku i tragjedisë është njerëzor, pilotët duhej të hapnin flatrat të cilat rrisin sipërfaqen e krahut duke lejuar që më shumë ajër të rrjedhë mbi të, kjo rezulton në një forcë ngritëse më të madhe e cila e mban avionin në ajër.
Tëmën e sëmës sa të zotë e të mençur jemi neve shqiptarët , tani u bëmë edhe pilotë .