Diplomatja amerikane: Putin, jo i sinqertë për bisedimet e paqes

4 Dhjetor 2022, 14:27Bota TEMA

Diplomatja amerikane: Putin, jo i sinqertë për bisedimet e paqes

Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i sinqertë lidhur me mundësinë për bisedimet e paqes me Ukrainën në këtë kohë, tha Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland të shtunën pas takimit me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas në Kiev.

Diplomatja e lartë amerikane vizitoi Ukrainën për të shprehur mbështetje në një kohë kur Rusia po përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën energjetike të vendit, raportojnë mediat e huaja.

"Diplomacia është padyshim objektivi i të gjithëve, por duhet të kesh një partner të gatshëm për bisdedime.

Dhe është shumë e qartë, duke pasur parasysh sulmet ndaj rrjetit energjetik, apo retorikën e Kremlinit dhe në përgjithësi qëndrimet e Moskës, se Putini nuk është i sinqertë apo i gatshëm për një gjë të tillë", tha ajo.


Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se ishte i gatshëm të fliste me presidentin Putin nëse udhëheqësi tregonte se ishte i interesuar t'i jepte fund luftës. Por Kremlini tha se Perëndimi duhet të njohë aneksimin nga Moska të katër rajoneve të Ukrainës.

“Putini e ka çuar këtë luftë në një nivel barbare, i cili ka shkatërruar energjinë elektrike dhe ndërprerjen e ujit, arsyeja pse po e bën këtë është se ai nuk po arrin dot të fitojë në fushën e betejës”, tha Nuland.


Nuland tha se ky reagim nga Rusia, tregoi "se ata nuk janë seriozë". Zëvendës Sekretarja e Shtetit u takua gjithashtu me kreun e zyrës së Presidentit Zelenskiy, Andriy Yermak, i cili falenderoi Uashingtonin për ndihmën prej miliarda dollarësh që i ka dhënë Ukrainës.

"Fitorja e Ukrainës, për të cilën jemi të sigurt, do të jetë fitorja jonë e përbashkët," u citua ai t'i thoshte zonjën Nuland.

Lini një Përgjigje