Macron: Perëndimi duhet të shqyrtojë kërkesat e Rusisë për sigurinë

4 Dhjetor 2022, 09:22Bota TEMA

Macron: Perëndimi duhet të shqyrtojë kërkesat e Rusisë

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Perëndimi duhet të shqyrtojë nevojën e Rusisë për garanci sigurie nëse Presidenti Vladimir Putin pranon të ulet në negociata për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Macron u shpreh se Evropa duhet të përgatisë arkitekturën e saj të ardhshme të sigurisë.


“Kjo do të thotë se një nga pikat thelbësore që duhet të trajtojmë – siç ka thënë Presidenti Putin është shqetësimi i Moskës se NATO-ja do të arrijë në kufijtë e saj dhe dislokimi i armëve që mund të kërcënojnë Rusinë,” theksoi ai.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara thanë këtë javë se janë të hapura për bisedime në parim, megjithëse presidenti amerikan Joe Biden tha se ai do të bisedonte me presidentin rus vetëm nëse shefi i Kremlinit shfaqte interes për t’i dhënë fund luftës.

Ukraina thotë se negociatat janë të mundshme vetëm nëse Rusia ndalon sulmet dhe tërheq trupat e saj.

2 Komente

  1. B
    Bato

    Jane lidhje te vjetra, nga koha kur ruset i ndertuan dhe bene dhurate Parisit uren Aleksander. Prej asaj kohe nuk Jane ndare me! Edhe lufta I botrore filloi sepse u krye aleanca France -Rusi

    1. B
      Buda

      Tradhtar, si paraardhesi i tij Daladier, dikur perpara shperthimit te Luftes se Dyte Boterore. Édouard Daladier was a French Radical-Socialist (centre-left) politician, and the Prime Minister of France who signed the Munich Agreement before the outbreak of World War II.

      Lini një Përgjigje