Revista amerikane The Atlantic publikoi një reportazh të detajuar mbi ditët e fundit të Bashar al-Assad-it si president i Sirisë, në prag të kolapsit të regjimit të tij.
Shkrimi, bazuar në dëshmi të ish-zyrtarëve të lartë sirianë, njerëzve të afërt me pallatin presidencial dhe një ish-zyrtari të shërbimeve izraelite, tregon një portret të Assad-it si një udhëheqës të shkëputur nga realiteti, i cili nuk besonte se pushteti i tij do shembej deri në çastet e fundit.
Sipas raportit, këshilltarja e ngushtë e Assad-it, Luna al-Shibl, ishte e dashura e tij dhe organizonte takime seksuale për të me gra të tjera, përfshirë bashkëshortet e oficerëve të lartë sirianë. Për Assad-in, kjo marrëdhënie ishte pjesë e botës së tij të brendshme, ndërsa jashtë, vendi po përjetonte shkatërrim.
Shkrimi thekson se më 7 dhjetor 2024, ndërsa forcat rebele po rrethonin Damaskun, Assad ende po siguronte ndihmësit dhe vartësit e tij se fitorja ishte pranë. Pak orë më vonë, ai u largua fshehurazi me një avion rus, pa paralajmëruar pothuajse askënd. Shumë nga ndihmësit e tij u mashtruan dhe u detyruan të iknin me çfarëdo mjeti të mundnin, ndërsa rebelët shënonin hyrjen në kryeqytet me të shtëna festive. Veprimi i Assad-it u perceptua nga shumë si tradhti e thellë.
Robert Worth, autori i shkrimit, e përshkruan Assad-in si të zhytur në obsesione seksuale dhe videolojëra, veçanërisht Candy Crush, ndërsa vendi i tij po shndërrohej në një “narko-shtet”, ku ekonomia varej nga prodhimi dhe trafiku i amfetaminës Captagon, nën mbikëqyrjen e vëllait të tij, Maher Assad. Ai largoi gardën e vjetër të epokës së babait të tij, Hafez Assad, dhe u mbështet te një rreth i vogël njerëzish të rinj dhe të dyshimtë, përfshirë Luna al-Shibl, ish-gazetare dhe këshilltare mediatike, e cila shërbente edhe si e dashura e tij.
Burime të brendshme dhe ish-zyrtarë izraelitë thanë se al-Shibl siguronte gratë për Assad-in dhe ushqente përbuzjen e tij ndaj qytetarëve të thjeshtë. Një regjistrim i zbuluar në dhjetor e tregon Assad-in duke u tallur me ushtarët dhe qytetarët e thjeshtë: “Ata shpenzojnë para për xhami, por nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.”
Në korrik 2024, al-Shibl u gjet e vdekur në makinën e saj BMW jashtë Damaskut. Mediat shtetërore raportuan për një aksident, por rrethanat ishin të dyshimta: makina kishte dëmtime të vogla, ndërsa kafka e saj ishte e shtypur. Thashethemet thanë se ajo ishte vrarë për spiunazh në favor të Rusisë ose Iranit, por disa burime thanë se urdhri kishte ardhur nga Assad, pasi ajo dyshohej se jepte informacion mbi aktivitetet e Iranit në Siri.
Raporti tregon se gjatë vitit 2019, ish-zyrtari izraelit shqetësohej se Assad, dikur i rrezikshëm por i besueshëm, ishte bërë i dobët dhe i paqëndrueshëm. Regjimi shihej si “guaskë boshe”, ndërsa shumë vende të Lindjes së Mesme mbështesnin Assad-in për qetësinë relative që garantonte kufirin, duke e parë si armik të lehtë për t’u menaxhuar. Assad nuk e kuptonte këtë konsensus dhe jetonte në një “botë fantazie”, besonte se iranianët kishin nevojë për të dhe se ai ishte “mbreti”.
Kapitulli final i sundimit të Assad-it filloi në nëntor 2024. Kur rebelët u afruan drejt Aleppos më 27 nëntor, Assad ndodhej në Moskë, ku djali i tij po mbronte disertacionin e doktoraturës. Aleppo ra para se ai të kthehej në Damask. Më 7 dhjetor, ministrat e jashtëm rajonalë përpiqeshin të kontaktonin Assad-in, por telefoni i tij ishte i fikur. Assad dukej i vrenjtur dhe i shpresonte se forcat rajonale do ndërhynin
Rreth orës 18:00 të asaj dite, Assad u kthye në rezidencën e tij private në al-Malki, duke siguruar kushëririn e tij, Iyad Makhlouf, se nuk kishte arsye për shqetësim. Makhlouf u qëllua për vdekje më vonë në rrugë, ndërsa përgatitej të largohej drejt Libanit. Në orën 20:00 erdhi lajmi se edhe Homs-i kishte rënë, dhe paniku përhapet në radhët e Assad-it.
Rreth mesnatës, Mansour Azzam, ndihmës i lartë, mbërriti me një grup të vogël rusësh për të raportuar situatën. Ata i treguan Assad-it se forcat e tij nuk po luftonin më.
Rreth orës 02:00 të mëngjesit, Assad urdhëroi paketimin e sendeve dhe përgatitjen për largim. Ai, djali Hafez dhe dy ndihmësit e tij ishin të vetmit që u lejuan të largoheshin; të tjerëve iu tha se nuk kishte vend. Kur shoferi e pyeti: “Vërtet po na lini?”, Assad iu përgjigj se të tjerët e kishin tradhtuar duke refuzuar të luftonin për të. Ai u largua në errësirë, duke u marrë nga rusët, dhe sot jeton në Moskë me bashkëshorten Asma dhe fëmijët e tij, shkruan Ynet.
Qeveria e re e Sirisë, e udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa, po kërkon ekstradimin e Assad-it në këmbim të përmirësimit të marrëdhënieve me Rusinë, e cila ende mban baza ushtarake strategjike përgjatë bregdetit sirian.
TEPKE SI MBRET I AHMET QE ME 6 PRILL 1939 SHETISTE I VETEM NEPER TIRANE PER TE SIGURUAR TIRONSIT SE NUK DO TE KISHTE SULM ITALIAN KUNDER SHQIPERISE
Sakte. Dy karagjoze qe luanin rrolin e mbreterve. Problemi ishte se monarket e shume vendeve qe u sulmuan organizuan rrezistencen e ushtrive te tyre sic i takonte, nderkohe qe naltmadhnia e tij Zogu i pare (dhe i fundit) ja mbathi me te katra duke lene ushtrine tone ne dore te zotit.
Mardheniet e Asadit me kupolen ruse jane zbehur ne minimum , ata e urdherojne per cdo gje dhe te kujdeset se tepermi , me sa duket kushti i vendosur nga Sara eshte teper vendimtar per ruset , dhe se sot neser ose me vone do te jete e pashmangshme dergimi ose ekstradimi i tij ne Siri …kjo eshte arsyeja se perse ruset kujdesen se tepermi per te … Familje kriminelesh , vete i jati i tij ne 1988 shtypi kryengritjen siriane me lende hemuese duke cuar ne var mijra e mijra jete sirianesh …vetem e vetem qe te trashegonte te i biri pushtetin …dhe me vone i biri beri ate qe as i jati nuk e kish bere ….coi nje komb te tere ne lufte civile me oasoja shkaterimtare ….nejse
Ky kriminel I popullit te vet , aventurier hajdut , dhe vrases gjen vend ne shtetin e putinit se jane si vellezer siameze. Mallkuar qofshi dhe populli mart hak tek te dy.
Zoti mart hak per kete hajdut, kriminel dhe pusht I popullit te vet. Do mer dikush hak per keto kriminele boteror sic eshte ky hell se bashku.me kriminelin tjeter putin me silikon.Mos lindshin me kurre te tille kafshe jo njerezore si keto.
Në titull të shkrimit bëhet fjalë për fiksime seksuale . Kujtova se edhe ky ishte si ai Gjici I Kuksit që ashtushte Almën tek zyra e Bashkisë apo Billi I Amerikës që ashtushte Monikën te zyra ovale . Ky Epstini e kishte në listë apo klientët e tijë nuk ishin diktatorë ?