
Djali i një zyrtari të lartë rus, i arrestuar në Itali me kërkesë të Uashingtonit, u rishfaq në Rusi të martën, 4 prill, pasi u arratis nga Italia përkundër që ishte në arrest shtëpiak.
“Unë jam në Rusi! Në këto pak ditë tejet dramatike, kisha pranë meje njerëz të fortë dhe të besueshëm. Unë dua t’i falënderoj ata”, tha Artyom Uss, djali i guvernatorit të rajonit siberian të Krasnoyarsk, për RIA Novosti, agjencinë shtetërore të lajmeve.
Uss u zhduk në fund të marsit, një ditë pasi një gjykatë italiane miratoi ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet italiane arrestuan Uss më 17 tetor pas një kërkese nga Uashingtoni, pasi ai akuzohej se kishte shitur ilegalisht teknologjinë amerikane për kompanitë ruse të armëve.
"përkundër që ishte". Të q!fsha robt o gazetar analfabet!!!