Mbi 1.000 palestinezë të paraburgosur në Izrael pa akuza të ngritura

4 Prill 2023, 21:10Bota TEMA

Mbi 1.000 palestinezë të paraburgosur në Izrael pa akuza të

Izraeli po mban mbi 1 mijë palestinezë të paraburgosur pa ngritur akuza apo nisur proces gjyqësor ndaj tyre, sipas të dhënave të një grupi izraelit për të drejtat e njeriut. Ky është numri më i lartë që nga viti 2003, tha të martën, grupi HaMoked.

Izraeli thotë se kjo taktikë kontroverse, e njohur si ndalim administrativ, i ndihmon autoritetet t’i pengojnë sulmet dhe të mbajnë militantë të rrezikshëm pa zbuluar materiale inkriminuese për arsye sigurie.

Palestinezët dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se kjo mënyrë është keqpërdorur gjerësisht dhe pamundëson procesin e rregullt, pasi që të burgosurit administrativë dhe avokatët e tyre e kanë të pamundur të mbrohen kundër provave sekrete të akuzave, shkruan REL.

HaMoked, një grup izraelit i të drejtave që mbledh rregullisht shifra nga autoritetet e burgjeve, tha se që nga prilli, kishte 1.016 të burgosur që po mbaheshin në paraburgim administrativ. Pothuajse të gjithë janë palestinezë të arrestuar me ligjin ushtarak, pasi ndalimi administrativ përdoret shumë rrallë kundër hebrenjve. Katër hebrenj izraelitë mbahen aktualisht pa akuza.

1 Komente

  1. N
    Niko Shpiragu

    Eshte njelloj si kampet e perqendrimit te Hitlerit. I merte dhe mbante qytetaret pa akuza. Izraeli zbaton ate pervoje qe zbatonte Hitleri dikur me cifutet dhe te tjere.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje