Zelensky: Uroj që Putin të kaloj pjesën tjetër të jetës në një bodrum

4 Prill 2023, 13:43Bota TEMA

Zelensky: Uroj që Putin të kaloj pjesën tjetër të

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dëshiron që homologu i tij rus Vladimir Putin të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në një bodrum duke përdorur një kovë për nevojat e tij personale, një praktikë që forcat ruse e kanë përdorur vazhdimisht për civilët ukrainas.

Zelensky i bëri komentet gjatë një vizite  të hënën në një fshat në rajonin e Ukrainës veriore, ku trupat ruse mbanin civilët ukrainas të mbyllur në kushte çnjerëzore gjatë ditëve të para të pushtimit.

Prillin e kaluar, kur ushtarët ukrainas çliruan një fshat, ata zbuluan një bodrum në një shkollë ku rusët kishin mbajtur rreth 400 banorë robër për 27 ditë. 11persona vdiqën.

Zona rreth Kharkiv ishte nën pushtimin e trupave ruse për muaj të tërë. Forcat ruse u tërhoqën nga atje në fillim të shtatorit pas një kundërsulmi ukrainas.

1 Komente

  1. A
    Alex

    Po ik mor kukull do te dale dhe ty boja po prit se dhe ti ke po aq faj sa Putin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje