“Do mbrojmë amerikanët nga narkoterroristët”, Rubio: SHBA, kufizim vizash për 75 pjesëtarë e bashkëpunëtorë të kartelit Sinaloa

21 Prill 2026, 19:01Bota TEMA
“Do mbrojmë amerikanët nga narkoterroristët”, Rubio:

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka njoftuar vendimin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, kufizimin e vizave për 75 pjesëtarë e bashkëpunëtorë të kartelit Sinaloa.

Në një postim në rrjetin social X, Rubio shkruan se “administrata Trump vazhdon ta bëjë vendin dhe rajonin tonë më të sigurt dhe më të fortë.

“Sot, po ndërmarr hapa për të vendosur kufizime vizash ndaj 75 individëve që janë anëtarë familjesh ose bashkëpunëtorë të afërt të personave të lidhur me Kartelin Sinaloa, të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059.

Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të mbrojë amerikanët nga narkoterroristët e rrezikshëm dhe drogat vdekjeprurëse”, shkruan në mesazhin e tij, Marco Rubio.

5 Komente

  1. S
    Sass

    Hahaha ne amerike jane 20 milion te droguar, te veshur keq, flejne rrugeve te pa ngren,nuk e dine keta dy loqet se amerikanet mezen e pare ose pjaten e pare kane drogerat e forta Hajt tani se ekemi kuptuar mire se cfare eshte perendimi deri tani keni vjedh boten tani kane mbaruar rrenat po hani njeri tjetrin

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      Sass, një pyetje të thjeshtë-"perendimi deri tani keni vjedh boten"??nëse perëndimi nuk do "kishte vjedhur tërë botën"(këtu nuk po fusim kinën se nuk është perëndim,por të rrjep deri në palcë),çfarë do kishte ndodhur me këtë botë të pavjedhur??sa përpara do kishte shkuar kjo botë??mos vallë do kishte mbetur akoma në epokën e gurit??ndoshta do ishin "të lumtur" sipas mendimit tënd,por në epokë guri do ishin!ta merr mëndja se kjo pjesë e botës që nuk do vidhej do kishte kuptuar se çfarë vlerash kishte në tokën e tyre??edhe nëse do e kishte kuptuar,a do ishte në gjëndje ti shfrytëzonte?ana tjetër është se,megjithëse perëndimi u largua nga kolonitë,ato nuk janë bërë "perëndim"!ato kanë mbetur shumë larg perëndimit,pavarsisht se drejtuesit e tyre nuk dallojnë aspak nga perëndimorët!!nuk të shkon mëndja se nuk është vetëm faji i perëndimit për mbarvajtjen e këtyre shteteve,jo perëndimore??rusia është një shtet "perëndimor",por ajo është në të njëjtën gjëndje si shumë të tjera jo perëndimore!përse,e ka fajin perëdnimi apo politika e pushtetarëve të saj??hungaria hyri në perëndim,mori ndihma nga perëndimi,përfundoi shteti më i varfër i BE!fajin e ka shfrytëzimi i perëndimit,apo shfrytëzimi i hajvanëve që lindin atje??lërini këto klishe se nuk pijnë ujë nëse fillon dhe i analizon!!vëndet e gjirit deri në fund të viteve '90 kishin më shumë të ardhura për banorë se sa kanë sot!deri në fund të viteve '90 me politikën idiote të sundimtarëve të tyre ishin shtete gamelesh,sot vetëm me ndryshimin e politikave qeverisëse ato janë ndryshuar tërësisht!!politikën në një shtet e bën vëndasi!politikan budalla,vëndas hajdut,popull i varfër!politikan i zgjuar dhe i ndershëm,popull i pasur!!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Trapi

      Narkoterrorist me te mdhoj se Trapi dhe Rubio nuk ka .Pastaj dhe kompanite farmaceutike amerikarre cmimet per nji pills ???? I kan Bere 2000-10000$.Alo kush eshte terrorist ne kete rast.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisti

        Po shokut pallosh?

        Përgjigjjuni
        1. d
          dsa

          Z. Rubio shume mire veproni dhe kjo eshte e drejta juaj, po per ata qe hapin Kryeministrine dhe presin ne zyre anetare te Sinaloas si Hoxha ku familjarishtt eshte shpallur Non Grada nga Jy cfare do te beni? Fjala eshte per antiamerikanin Palloshin e Gjate Edvin Kerstq Rama, ku pas pritjes se rezervuar Hoxhes anetar i Kartelit te Sinaloas i dhe LICENSE per hapje kazino ne Sarande, qe te pastroje i qete parate e krimit te bera me droge ne Amerike dhe Evrope. Nuk u ka informuar Ambasada Amerikane ne Tirane, CIA apo DEA.....?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje