2 miliardë dollarët në javë që Donald Trump po i shpenzonte për luftën e tij në Iran mund të kishin financuar shpëtimin e mbi 87 milionë jetëve. Kështu tha të hënën, kreu i agjencisë humanitare të OKB-së, Tom Fletcher.
Ai paralajmëroi gjithashtu se normalizimi i gjuhës së dhunshme, si kërcënimet për ta bombarduar Iranin “deri në epokën e gurit”, është shumë i rrezikshëm, pasi inkurajon çdo lider autokrat të përdorë kërcënime dhe taktika të ngjashme, përfshirë shkatërrimin e civilëve dhe infrastrukturës civile.
Fletcher, një ish-diplomat britanik dhe këshilltar për politikën e jashtme për disa kryeministra radhazi, akuzoi gjithashtu politikanët britanikë se kanë krijuar një “skuadër pushkatimi” për më shumë se 10 vjet, gjë që e ka lënë Mbretërinë e Bashkuar në një “pozicion mbrojtës”.
Ai tha se shkalla e shkurtimeve të fundit në ndihmën britanike ka qenë aq e madhe sa që njerëzit qeshin në konferenca kur Mbretëria e Bashkuar pretendon se është udhëheqëse në këtë fushë.
Fletcher, nënsekretar i përgjithshëm për çështjet humanitare dhe koordinator i ndihmës emergjente dhe drejtues i Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, po përballet me një krizë financimi që ai e përshkroi si “kataklizmike”, që përbën një ulje prej 50% të buxhetit të tij.
Kjo sipas tij, nxitet jo vetëm nga SHBA-të, por edhe nga shkurtimet ndërkombëtare të ndihmës për jashtë, të diktuara nga një përzierje ideologjie dhe kërkesash nga buxhetet e mbrojtjes.
Ai tha se lufta në Iran po ka një efekt zinxhir në të gjithë globin dhe parashikoi se, me inflacionin e ushqimit dhe karburantit që po i afrohet 20%, “do ta ndiejmë ndikimin për vite me radhë në Afrikën nën-Sahariane dhe Afrikën Lindore, duke shtyrë shumë më tepër njerëz drejt varfërisë”.
“Për çdo ditë të këtij konflikti, shpenzohen 2 miliardë dollarë. Synimi im i përgjithshëm për një plan tepër të përqendruar për të shpëtuar 87 milionë jetë, është 23 miliardë dollarë. Ne mund ta kishim financuar këtë në më pak se dy javë të kësaj lufte të pamatur. Tani, sigurisht, nuk mundemi”, tha Fletcher.
Buxheti i Fletcher-it është rreth 10 miliardë dollarë më pak se objektivi i tij prej 23 miliardë dollarësh.
Fashisteve nuk ju intereson ndihme per te varferit ,atyre ju intereson vetem te skaterojn boten dhe te shesin armet dhe keshtu bota te jeton ne borxhe dhe pa ushqim.
Ti si fashist-islamist qe je o Igorovic, i di mire keto pune!
Miliardat e dollareve jane ASGJE perpara shpetimit te miliarda jeteve te njerezimit, nga rreziku i fashismo-islamizmit qe kercenon me bomben atomike!
Mos u merakosni se i zoti i punes e di, mos u lodhni me llogari pasi c’do gje ka mbaruar por veproni perpara se te ndodhe, apo ngroheni ne diell dhe kur ju djeg filloni dhe beni filozofi, paftesi totale…
Tom keni marre shume me teper se kaq dhe keto dollare apo euro kane avulluar ne xhepat tuaj dhe nenpunesve te korruptuar deri ne palce te OKB, ne vila, resorte, udhetime ne vende ekzotike etj etj, ...