Amnesty International ka publikuar raportin e saj vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, duke paralajmëruar një përkeqësim të ndjeshëm global dhe një rritje të autoritarizmit.
Në raport, drejtoresha e përgjithshme e organizatës, Agnès Callamard, ka kritikuar disa nga udhëheqësit më të fuqishëm të botës, përfshirë kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, presidentin e SHBA-ve Donald Trump dhe presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Sipas saj, këta liderë po veprojnë si “predatorë të pangopur” që synojnë dominim ekonomik dhe politik dhe po kontribuojnë në dobësimin e rendit ndërkombëtar.
Raporti përmend gjithashtu përshkallëzimin e konflikteve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në disa rajone. Mes tyre përmenden lufta në Gaza, ku Amnesty akuzon Izraelin për shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar, lufta në Ukrainë pas pushtimit rus, si dhe tensionet në Lindjen e Mesme, që ka shkaktuar mijëra viktima civile.
Gjithashtu, raporti kritikon edhe vende të tjera për kufizime të lirive themelore. Në Mbretërinë e Bashkuar përmenden masa kundër lëvizjeve pro-Palestinë, ndërsa në Afganistan raportohet për shtypje të të drejtave të grave nga talibanët. Në Nepal përmenden rastet e dhunës gjinore ndaj grave Dalit.
Amnesty International paralajmëron se autoritarizmi po përhapet globalisht dhe se dhuna ndaj civilëve po normalizohet gjithnjë e më shumë në konflikte të ndryshme.
Megjithatë, raporti përmend edhe disa shenja shprese, si protestat e të rinjve në vende të ndryshme, rritjen e presionit ndërkombëtar përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtare, si dhe përpjekjet për ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Sipas Amnesty International, bota ndodhet në një moment kritik dhe duhet bërë më shumë për të drejtat civile.
Amnesty International : Hamas, Hezbollah dhe Iran jane vendet ku lulezojne te drejtat e njeriut! Maskaralleku dhe Hipokrizia ka arritur kulmin ne keto "organizatat nderkombetare" te leshit ...
Ke harruar Kinen, Korene e Veriut, Pakistanin, Ukrainen, Turqine e keshtu lista behet e gjate
Sado e gjate lista, ne krye te vendeve me demokratike ne bote natyrisht qendrojne Gaza nen Hamas, Libani i Jugut nen Hezbollah dhe mbi te gjitha Irani nen Ayatullah!
Kur te qetesohen ujrat, te tre mund te shkojne para ndonje gjykate nderkombetare per genocid, mos duket cudi kjo. Gjykaten mund ta ngreje vete Amerika madheshtore.
Cfare do te thote fjala "gjenocid" o RROTCARIST?
amnistia ka qene per tere kohen ne krah te kriminelave, prandaj dhe bota eshte keshtu.
Hamas dhe Hezbollah janë 2 organizata terroriste që mbështeten nga regjimi tiranik iranian. Por njëkohësisht dhe pavarësisht tyre kemi edhe një shtet tjetër terrorist dhe fashist që është Izraeli, që po u rrëmben tokat palestinezëve për të krijuar Izraelin e Madh.
Sa klase shkolle ke o analfabet funksional!? Kush jane keta "palestinezet" qe na paskan toka dhe po jua rrembejne? Ke lexuar ndonje liber historie ne jeten tende? Po ndonje liber gjeografie a ke pare ne jeten tende? O INJORANT klasik, edukohu dhe informohu njehere, pastaj guxo dhe thuaj ndonje fjali per te qene!