“Do përgjigjemi me çdo gjë” Kërcënon Medvedev: E gjithë Ukraina do të digjet nëse...

4 Shkurt 2023, 19:31Bota TEMA

“Do përgjigjemi me çdo gjë” Kërcënon

Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, bëri këtë të shtunë një deklaratë shumë të fortë, ku kërcenoi Kievin për hakmarrje nëse do të guxojë të sulmojë objektet ruse në Krime.

Ish-presidenti rus shtoi gjithashtu se furnizimi i Ukrainës me sisteme armësh të avancuara nga perëndimi vetëm sa do të nxisë më shumë sulme hakmarrëse të Moskës.

“Nuk do të ketë negociata në këtë rast, vetëm sulme hakmarrëse. E gjithë Ukraina e mbetur nën sundimin e Kievit do të digjet…” tha Medvedev në një intervistë me shkrim me gazetaren Nadana Fridriksson.

“Përgjigja jonë mund të jetë çdo gjë. Presidenti i Rusisë e bëri të qartë këtë. Ne nuk i vendosim vetes asnjë kufi dhe në varësi të natyrës së kërcënimeve, jemi të gatshëm të përdorim të gjitha llojet e armëve. Në përputhje me dokumentet tona doktrinore, duke përfshirë Kornizën e Qëndrimit të Parandalimit Bërthamor”, tha Medvedev.

Sipas klauzolës 19 të Bazave të Politikës Shtetërore për Parandalimin Bërthamor, Rusia mund të përdorë armë bërthamore “në rast agresioni kundër Rusisë me armë konvencionale, kur vihet në rrezik ekzistenca e shtetit”.

3 Komente

  1. V
    Vezhguesi

    Ky ngjan shume me Nard Noken tone..edhe fizikisht.

    1. g
      ganiu

      Nord Noka i prerë me gërshërë, prandaj Nardi i Rusisë nuk bën gjë tjetër përveç asaj që bën çdo budalla. Tregon pa e pyetur. Sot nuk kemi më variantin e kohës së para aneksit me "referendum" të Donbasit. Putinianët, në "doktrinën e mbrojtjes" së Rusisë kanë përdorimin e armëve bërthamore. Duke quajtur "Rusi" Donbasin, ata duhej ti kishin përdorur me kohë armët bërthamore. Kurse sot Nardi i Putinit na thotë se vetëm Krimeja është Rusi. Njëlloj si konspiracionistët, çvendosin parashikimet katastrofike sa herë ato nuk verifikohen. -një link për ata që njohin gjuhën italiane dhe duan një informacion të saktë, profesional dhe jo lloje gazetarësh, a analistësh-https://youtu.be/gz2w5kcCju0

    2. L
      Liria

      Deklarate primitive.

      Lini një Përgjigje