Pas Ukrainës mund të jetë radha e Moldavisë, thotë Lavrov

3 Shkurt 2023, 21:50Bota TEMA

Pas Ukrainës mund të jetë radha e Moldavisë, thotë

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, mendon se pas Ukrainës mund t’i vijë radha Moldavisë.

Sepse edhe atje, sipas tij, ka një lidership politik që shikon nga Perëndimi dhe nga NATO, një elitë që është ngritur në pushtet “falë çdo gjëje përveç metodave demokratike”.

Ai ka folur për televizionin shtetëror rus me gazetarin Dmitry Kiselev, një nga më të devotshmit pro Kremlinit, i prekur gjithashtu nga sanksionet perëndimore.

Në optikën e Lavrov-it, është pikërisht Perëndimi që po komploton për ta bërë Moldavinë “Ukrainën e ardhshme”.

“Ata e zgjodhën Moldavinë për këtë rol, mbi të gjitha sepse mundën të vendosnin një president në krye të vendit me metoda mjaft specifike, çdo gjë tjetër veç liberale, një president të etur për t’u anëtarësuar në NATO”, ka thënë ai.

Maia Sandu ka “nënshtetësi rumun, dhe është gati të bashkohet me Rumaninë, në thelb ajo është e gatshme të bëjë gjithçka”.

Sandu, si shumë nga bashkatdhetarët e saj, ka një pasaportë të dyfishtë: moldave dhe rumune. Ajo u zgjodh presidente në vitin 2020 me një diferencë prej 58 deri në 42 për qind ndaj kandidatit të ngushtë të Rusisë, Igor Dodon.

Një hakmarrje sepse në raundin e kaluar Dodon kryesonte.

Me Sandu-n, Moldavia rifilloi rrugën e integrimit evropian – në qershor të vitit të kaluar iu dha statusi i vendit kandidat së bashku me Ukrainën.

Në një intervistë për “Politico”-n më 20 janar, ajo ka shpjeguar se Moldavia po vlerësonte aftësinë e saj mbrojtëse dhe se vendi po diskutonte gjithashtu mundësinë e anëtarësimit në “një aleancë më të madhe”.

“Nëse ne moldavët në një moment vendosim të ndryshojmë statusin tonë si një vend neutral, e gjithë kjo do të vijë në fund të një procesi demokratik”, ka thënë ajo.

Momentalisht, opinioni publik duket në mëdyshje. Nuk ka asnjë nxitim për t’u bashkuar me atë aleancë “më të madhe”.

Në një anketë nëntorin e kaluar, vetëm 22 për qind e të anketuarve kanë thënë “po” për një hyrje të mundshme në NATO.

Edhe në lidhje me Bashkimin Evropian, qëndrimi është mjaft i kujdesshëm. Referuar studimit, ka një ekuilibër thelbësor.

Megjithatë, simpatitë mund të zhvendosen ngadalë në favor të Evropës, duke u larguar nga orbita ruse. Partia e Sandu, Partia pro-perëndimore e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS), është përpara në sondazhe.

Në çdo rast, të dhënat tregojnë një situatë mjaft të rrjedhshme, në të cilën Rusia ende ruan një ndikim të mirë mbi një pjesë të konsiderueshme të opinionit publik.

Dhe e njëjta gjë ishte e vërtetë për Ukrainën, përpara vendimit të lig për ta sulmuar atë.

Lavrov ka thënë disa fjalë edhe për Gjeorgjinë.

Ai që vërtet komandon atje është oligarku pro-rus Bidzina Ivanishvili.

Në drejtim të Gjeorgjisë, të pushtuar në vitin 2008, Kremlini rezervon fjalë mjaft miqësore këto ditë.

Qeveria ndoqi vijën e Moskës duke refuzuar t’u përmbahet sanksioneve perëndimore.

“Por unë jam i sigurt se ata (perëndimorët) gjithashtu do të donin ta kthenin Gjeorgjinë në një instrument me të cilin të godasin Rusinë”, ka thënë Lavrov.

“La Stampa”

8 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Hiq mos e rruni, vetem Shqipria eshte e sigurt.....kush e krrun me shqiprine bahet si shqipria...pranaj, sguxojne ta preki apo ti hedhi shurren nonji vend rrumpalles Albanistan....lol

    1. P
      Pukjani

      Eh moj Sheqere Lavrova po ju nuk po mundeni te pushtoni Ukrainen jo me te shkoni pertej

      1. G
        Genti

        Rusia ndjehet e kërcënuar në zonat e saja të ifluencës që pas rënies së komunizmit dhe avancimit të NATO- s drejt kufijëve të saj. Perëndimi ose më saktë SHBA ka ndërrmarë një fushatë destabilizuese në ish republikat sovietike për ti armiqësuar me Moskën përmes gnjoja revolucionesh "demokratike" të orkeszruara nga CIA. Nga vendet Balltike, Kaukazi e deri në Gjeorgji e Kazakistan një valë destabilizimi dhe psedo revolucionesh demokratike rrëzoi me dhunë pushtetet e zgjedhura dhe vuri në krye marioneta me profil antirus. Eshtë pak a shumë një kopje e konspiracionit të 1919 kundër BRRSS kur erdhën bëlshevikët në pushtet. Por tani qëllimi është rrëzimi me ç'do kusht i Putinit dhe mundësisht shpërbërja e mëtejshme e Rusisë. Nëse ky plan ka sukses me Rusinë do përdoret edhe kundër Republikës Popullore së Kinës me pretekst mbrojtjen e Taivanit. Edhe "kërcënimi" që i bën Lavrov Moldavisë është i kuptueshëm. Pse duhet që ca "delë" të kalojnë në mënyrë "demokratike" nga vatha e njërit te tjetri ? Kështu po prishet me qëllim balanca a vendosur që para viteve 90-të mes lindjes dhe perëndimit ose më qartë mes SHBA-së dhe Rusisë. Është pukërisht SHBA që po prish këto balanca dhe kjo s'do as mend as kalem.

        1. ?
          ???

          Pasi dhe Moldavia ka laboratore biokimike si Ukraina

          1. I
            Igor

            Neqoftese jeni ne mendim qe te okuponi te gjithe Evropen lindore ka vetem nji mundesi hudhe nji bombe atomike dhe na zhduk dhe keshtu eshte e juaja por me ushtri nuk dota fitoni tue vrare civile te pa fajshem lufto kunder ushtrive dhe jo kunder pleqeve dhe femijve.

            1. A
              Alban

              Po sulmove Moldavine, ke sulmuar Rumanine.

              1. A
                Artan

                Edhe ata te Moldavise jane naziste. Shyqyr qe kemi Putanen qe na mbron nga nazizmi.

                1. L
                  Landi

                  Sipas njerit te mesiperm ketu,Ruset(qe diet kush jane,ne L2Boterore,me shume Cifute jane Vrare nga Stalini,se sa nga Gjermania),paskan te drejte tja fusin te gjithve,ti vrasin,ti zhdukin,me pretekstin se nuk jane me ne,por me perendimin.Ne Ukraine(nje popull jo i vogel,por gati 45 miljone),preteksti na ishte Cifuti Zelenski,qe simbas Ruseve eshte dhe Cifut dhe Nazist!Tani na e ka rradhen nje vend i vogel ,si Moldavia,qe nuk i bie ne qafe asnjerit(jane gati sa Shqipnia),dhe ketu Presidentja eshte Romune,atehere do Perendimin,hajde tja fusim,thote Pederasi Lavrov.Atehere i bie qe ju Ruset(shteti me Demokratik ne Bote,por ne fakt ju se dini fare ceshte Demokraci),keshtu keni te drejte qe tja fusni te gjitheve,sepse na u kercenokeni ju.Po mire more ti i nesipermi,qe fajin na e paska Perendimi qe po i hap syte ketyre vendeve afer Rusise:Po keta Popuj nuk kane te drejte te jetojne jeten e tyre,pa u vra dhe shkerdhyer nga nje Shtet qe vetem pse eshte me i madh,paska te drejten dhe kur duhet te jetosh ose te vdesesh.Mjaft me keto shkrime mor Prof:Rusia sot eshte e njejta gje qe beri Hitleri Gjermanise dje,vrau ,dogji me pretekstin se po na zhdukin ne Arianeve,dhe Putin Kurva ndjek po te njejten rruga,ju Nref ,ja futi;Te presin kur ti shkrifet tani,Rrace Sllavesh,Rrace Muti.

                  Lini një Përgjigje