Donald Trump injoron përpjekjet europiane: Irani do të flasë me ne

21 Qershor 2025, 12:18Bota TEMA
Donald Trump injoron përpjekjet europiane: Irani do të flasë me

Shuplakë për diplomatin e lartë të Gjermanisë, Johann Wadephul!

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka hedhur poshtë përpjekjet ndërmjetësuese të ministrit të Jashtëm gjerman në konfliktin bërthamor me Iranin, duke i quajtur të padobishme.

"Irani nuk do të flasë me Europën. Ata duan të flasin me ne", tha Trump të premten para gazetarëve në Morristown (Nju Xhersi). Dhe shtoi: "Europa nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë në këtë çështje".

Një shuplakë e fortë për ministrin e Jashtëm gjerman, Francën, Britaninë dhe BE-në, të cilët kishin biseduar në Gjenevë me kryediplomatin iranian Abbas Araghtschi për një rikthim në tryezën e negociatave.

Wadephul u përpoq të ruante optimizmin pas takimit: "Rezultati i mirë sot është që e lamë sallën me përshtypjen se pala iraniane, në parim, është e gatshme të vazhdojë të flasë për të gjitha çështjet e rëndësishme." Ai tha se ishte "i lumtur" që kishte pasur "bisedime shumë serioze".

Në përfundim: asnjë rezultat konkret i prekshëm.

Ndërsa Trump theksoi se për të, diplomacia aktualisht nuk është temë qendrore. Sa i përket kërkesës së Iranit për një armëpushim para çdo mundësie bisedimesh, ai u shpreh: Një pritshmëri e tillë është "e vështirë", sepse Izraeli po "fiton" luftën – dhe nuk mund të pritet që pala më e fortë të heqë dorë.

Presidenti amerikan i vuri një ultimatum Europës për një çështje që lidhet drejtpërdrejt me SHBA: për dy javë do të vendosë nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen ushtarakisht. "Dy javë janë maksimumi", tha Trump të premten, në prag të fundjavës.

Presidenti amerikan u pyet gjithashtu për vlerësimin e shërbimeve sekrete amerikane, sipas të cilave Irani aktualisht nuk po ndërton një bombë atomike. "Epo, atëherë shërbimet e mia sekrete gabohen", u përgjigj Trump. Nëse koordinatorja e shërbimeve sekrete, Tulsi Gabbard, e ka thënë këtë, atëherë ajo është e gabuar. Gabbard kishte bërë një deklaratë të tillë në Kongres rreth muajit mars.

Më 13 qershor, Izraeli nisi një operacion të fuqishëm ushtarak kundër Iranit – me qëllim që ta pengojë Teheranin nga ndërtimi i një bombe bërthamore. Që nga ajo kohë, Izraeli po bombardon me objektiv të saktë objekte ushtarake dhe bërthamore. Irani ka reaguar me sulme raketore ndaj territoreve izraelite. (BILD)

3 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    Ke te drejte o gjigand, fati i botes eshte vetem ne duart e tuaja sepse perendia te dha ty instinktin e drejte diplomatik per te zgjidhur kete situate kaq komplekse qe eshte ne globin tone, je dhurata me e cmuar qe oerendia i beri njerezimit me ardhjen tende si president. Perpara Donald

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa rrota e karit

      Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mara emigrante ne Itali

      Europa eshte me e madhe se amerika .Çdo president i çdo shteti eshte i pari .Perse ju zoteri duhet te jesh i pari i çdo shteti ? Çdo shtet respekton kushtetuten e shtetit te tij .Amerika shikon vetem interesat e saj .Edhe Europa do te shikoje interesat e saj .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje