Donald Trump: Nuk do lejojmë më që vendet të bëhen të pasura në kurrizin tonë

10 Prill 2025, 20:08Bota TEMA
Donald Trump: Nuk do lejojmë më që vendet të bëhen

Donald Trump, duke iu drejtuar kabinetit të tij, ka thënë se gjërat “po shkojnë shumë mirë” dhe se ai është “shumë i kënaqur me mënyrën se si po ecën vendi”.

Ai thotë se dje ishte “dita më e madhe në histori” për tregjet.

“Do të ketë një kosto tranzicioni dhe probleme tranzicioni, por në fund do të jetë një gjë e bukur.

Ne po bëjmë atë që duhet të kishim bërë shumë vite më parë. Ne e lamë të dilte jashtë kontrollit dhe lejuam disa vende të bëhen shumë të mëdha dhe shumë të pasura në kurrizin tonë.

Dhe unë nuk do ta lejoj këtë të ndodhë. Nuk është një formulë e qëndrueshme.”

Trump më pas lavdëron kabinetin e tij, duke thënë se “të gjithë në këtë tryezë po bëjnë gjëra të pabesueshme”.

2 Komente

  1. p
    pjeter

    Ky nuk e rruan per asnje,as per amerikane e asnje ne bote,ky shef vetem interesat e tij,vetem keto dite ka fituar deri 2 mld ne burse,dhe ne menyre aq direkte edhe ja u tha troç amerikaneve, "eshte momenti per blere".Nje here e nje kohe askush,as edhe presidenti nuk guxonte te bente nje gje te tille,kurse tani,Trump,po thyen te gjitha rekordet e jashligjshmerise per nje president,tani i fut edhe nje mandat te trete,dhe e mbyll jeten si president,per te tjeret qe le pas,nuk eshte problemi i tij!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator.

      Bravo Trump, erdhi me ne fund edhe dita vendi i yne nuk do te mashtrohet nga vendet e tjera, kemi deficitin me te madh ne historine e njerezimit dhe erdhi Zeusi erdhi edhe koha per reciprocitetin. Donald, je thesari me i vyer qe perendia na beri neve si popull dhe si vend.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje