Në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, me luftën në Ukraina që vijon dhe përshkallëzimin e konfliktit në Lindja e Mesme, Rusia ka rikthyer në vëmendje një nga sistemet më të frikshme të epokës bërthamore, të njohur si “Dora e Vdekur”.
Paralajmërimi është bërë nga Dmitry Medvedev, zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, i cili i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Perëndimit për ekzistencën e këtij mekanizmi strategjik të hakmarrjes. Referencat për këtë sistem vijnë në një kohë kur ish-presidenti amerikan Donald Trump po promovon një plan paqeje për Iranin, ndërkohë që tensionet ushtarake dhe balancat bërthamore mbeten të ndjeshme. I njohur ndryshe si sistemi “Perimetri”, ky mekanizëm u zhvillua gjatë periudhës së Lufta e Ftohtë nga Bashkimi Sovjetik si një garanci për kundërpërgjigje bërthamore, edhe në rast se udhëheqja politike dhe ushtarake shkatërrohej nga një sulm i papritur.
Sistemi konsiderohet si gjysmë-automatik dhe, sipas burimeve, vazhdon të mbahet në gatishmëri, i kontrolluar nga struktura të specializuara në bunkerë nëntokësorë. Sipas informacioneve të publikuara nga ish-zyrtarë dhe analiza të sigurisë, sistemi aktivizohet vetëm nëse plotësohen njëkohësisht tre kushte: autorizimi paraprak nga udhëheqja e Kremlinit për aktivizimin e protokollit, humbja totale e komunikimit me komandën qendrore, që nënkupton neutralizimin e saj, dhe konfirmimi i një sulmi bërthamor përmes sensorëve që zbulojnë rrezatim dhe aktivitet sizmik.
Nëse këto kushte përmbushen, sistemi mund të urdhërojë automatikisht lëshimin e raketave bërthamore. “Dora e Vdekur” konsiderohet si një nga elementët më ekstremë të doktrinës së parandalimit bërthamor, duke garantuar që çdo sulm ndaj Rusisë do të pasohej me një kundërpërgjigje shkatërruese. Ekspertët paralajmërojnë se rikthimi i këtij diskursi në skenën publike, në një kohë krizash të shumta globale, rrit frikën për një përshkallëzim të mundshëm dhe rikthen kujtimet e skenarëve më të errët të Luftës së Ftohtë.
Me sa po shoh une , luftrat e sotme jane me shume shantazh psicollogjik se sa real rrezik , perse ..?! Lufta ne Ukraine tregoji se rusia nuk eshte ajo qe mbahet pa llogaritur arsenalin berthamor, Irani ka 40 vjet qe bene trimin se kam kete apo ate arme vdekjeprurese e keshtu me rradhe tani po na del dhe "dora e vdekur" si e tmerreshme ......!!! Une do te thoja se America e ka provuar rrealisht se kush eshte prandaj hezitimi per tu mbyllur gojen keture "trimave" eshte to biesh ne koke dhe jo te behesh preh e kercenimeve te kundershtarit ..Amerika i ka potencialet per te dhene te gjitha pergjigjet sipas kokes se aventuriereve prandaj artikuj te tille ju lutemi mos i botoni kur behet fjala per ballafaqim me USA..!!! Sa per armatimin berthamor qe te gjithe e tundin si "koqet e dashit" mjere kush e fillon qofte kjo dhe Rusia...!!
"Referencat për këtë sistem vijnë në një kohë kur ish-presidenti amerikan Donald Trump po promovon një plan paqeje për Iranin",e paskan hequr nga presidenca portokalliun apo zakoni i hajvanëve të meros??---nashti për artikullin,lajmin,karremin e radhës!"Sistemi konsiderohet si gjysmë-automatik"pra nuk është automatik,që do të thotë vetëm IA e vë në funksion!!1/2 auto do të thotë ka njerëz brënda këtij sistemi!dhe duke patur njerëz!?ka dhe mendime e veprime të ndryshme!!ne e shohim fare mirë në komentet që bëjmë këtu!nuk ka 1 mendim,uk ka dy mendime,por ka një hale me mendime!e njëjta gjë pasqyrohet dhe tek "dora e vdekur",legjenda që ka përhapur propaganda sovjetike!e njohur për legjenda!!gjatë LF kei pasur dy raste kur nuk është zbatuar urdhëri nga ana e personave përgjegjës për të "shtypur butonin e kuq"!!sa për të freskuar dijen për "valixhen e zezë" që presidenti ka me vete gjatë gjithë kohës!ajo nuk është "butoni i kuq"por thjesht brënda saj janë kodet që duhet të përdoren për të dhënë mundësinë për të shtypur "butonin e kuq".në çdo panel ku ndodhet "butoni i kuq",janë dy persona që,si në një bankë ku duhen dy çelesa për të hapur një kasetë, ku seicili ka një çelës,dhe një tastierë për të dhënë kodin e tij për ti dhënë mundësi çelësit të hapë linjën!!pasi janë bërë të gjitha këto veprime,mund të shtypet "butoni i kuq"!pra nga ajo që kuptojmë duhen shumë kalime për të qënë e mundur që "dora e vdekur" të funksionojë!!nëse gjithçka shkon në perfeksion në këtë drejtim kemi mundësinë për të vënë në funksion lëshimin e raketave bërthamore nga silosët ku janë vendosur!!rusët shumicën e këtyre raketave e kanë në "rrota"dhe jo ne"silosë,si amerika,700 silo.kështu që këto "rraketa në rrota"duen më shumë kalime nëpër duar të miletit për të relizuar lëshimin e rraketave!pasi analizojmë tërë këtë rrugë për të vënë në funksion sistemin rus,dhe pasi shohim se si funksionon rusia e sotme!?si jua merr mëndja!?të korruptuarit e putanës,një masë e tërë që ka bërë gjithçka për të përfituar për të përfituar sa më shumë,për të bërë qefet e saj,në kurriz të një populli sa frikacak dhe të trashë,do shtypte butonin për të vrarë veten??jo!tipa të tillë janë,nëse dikush e ka parë filmin Jack Reacher,do kujtojë personazhin bosin e mafjes Zec! i pamëshirshëm dhe tmerrësisht mizor!!në të njëjtën kohë do kujtojë dialogun e fundit me të!! "ti je i prirur për të mbijetuar,dhe bën gjithçka për ta arritur mbijetesën"(janë pak a shumë fjalët e mija nga jo që kujtoj)!e njëjta gjë dhe me putanën (zec)që sundon rusinë!ai është mizor dhe i pamëshirshëm si çdo diktator,por në të njtën kohë dhe i prirur për të bërë gjithçka për të mbijetuar!!kujtoni bisedën me Xi,gjatë paradës në pekin vitin e kaluar! "putana jo vetëm bën gjithçka për të mbijetuar,por dhe ëndërron që të jetojë dyfishin,trefishin e moshës mesatare të njeriut".kjo kërmë do përfundojë më keq se gadafi në ndonjë vënd shkarkimi të fekaleve!maksimumi që mund të bëjë kjo kërmë,është të marrë ndonjë garanci për familjen e tij!jo se ukrainasit o perëndimi mund ti bëjnë ndonjë gjë të keqe familjes së tij,por thjeshtë për ti mbrojtur nga hakmarrja e muzhikëve që i masakroi në luftë!ai ka frikë nga hakmarrja e njerzve të tij,që sot e "mbështesin"!--kështu që legjenda sovjetike e tashti ruse,nuk ka asnjë shans që të funksionojë!muzhiku është i gatshëm të sakrifikohet nga frika për padronin e tij,por sapo ka mundësinë më të vogël hakmerret ndaj tij me të njëjtën mizori,pamëshirshmëri!të dy palët janë e njëjta përmbajtje e të njëjtës hale!
Sa ma inteligjence ka bota aq ma shum reziqe po krijohen bota nuk mesoj nga shekulli 20 me gjith ata luftera por vazhduan me prodhimin e armeve te shkaterimit qe te dominojn boten e varfer sikur e ben sot Amerika Aleanca e Natos krijoj nenin 4 dhe 5 por OKB dominohet nga Amerikanet me nji qellim qe bota nuk funkcionon pa i pyetur Amerikanet pra njerezit duhet te jetojn ne frike se kur dote bombardojn Amerikanet dhe Izraeli por nuk krijuan nji ligj ku thote qe askush nuk ka te drejten te sulmoj dikend le ta zbatoj ligji nderkombetare dhe jo Amerikanet ose Ruset ose Fashistet e tjere.
Igor, ec se e balancojnë ti dhe tipa si ti inteligjencën. Për një njeri inteligjent, ka 1 mijë si ti me inteligjencë kërmilli.
Ky pusht s'po ja del ka katër vjet me.dy fshatra ne Ukrainë en ben presione si muzhik.