Drejtorët e web iu ndalojnë fëmijëve internetin: Ata i mbajnë larg aparateve celularë dhe rrjeteve sociale

23 Qershor 2022, 14:54Bota TEMA

Drejtorët e web iu ndalojnë fëmijëve internetin: Ata i

Udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë të qarta: për fëmijët deri dy vjec është absolutisht e ndaluar që të qëndrojnë para një ekrani; nga 2 deri në 4 vjec nuk duhet të qëndrojnë më shumë se një orë në ditë para ekraneve të televizorit apo pajisjeve të tjera teknologjike si celularë dhe tablete. Nga 6 deri në 10 vjec koha e lejuar është 2 orë. OBSH shpjegon se koha që shpenzohet para një ekrani mund t’i dëmtojë fëmijët duke i shkaktuar mbipeshë, probleme për zhvillimin mendor si dhe për shëndetin psikosocial. Gjithashtu qëndrimi i tepërt para ekranit rrezikon aftësinë e tyre për të shprehur emocione dhe për të komunikuar në mënyrë efikase.

Deri para 10 viteve bota dixhitale ndante adoleshentët e familjeve në gjendje të mirë ekonomike që kishin mundësi të lidheshin me internetin nga bashkëmoshatarët e tyre që nuk mund të kishin qasje në rrjet. Por me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, përshpejtuar dhe nga pandemia, është krijuar një realitet ndryshe. Në vitin 2011 vetëm 23% e adoleshentëve amerikanë kishte një aparat celular, ndërsa aktualisht përqindja është 95%. Sipas një studimi të fundit adoleshentët e familjeve me nivel të ulët ekonomie, shpenzojnë më shumë se 8 orë në ditë para një ekrani, ndërsa bashkëmoshatarët e tyre në gjendje më të mirë ekonomike deri në 5 orë e 45 minuta. Ata që mbajnë në mënyrë absolute fëmijët e tyre larg ekranave janë pikërisht ata që i krijojnë ato. Menaxherët e kompanive zgjedhin për trashëgimtarët e tyre një edukim që eliminon në mënyrë radikale përdorimin e aparaturave.

Steve Jobs, themelues i Apple, nuk lejonte vajzat e tij adoleshente të përdornin iPhone e iPad. Bill Gates, themelues i Microsoft dhe njeriu i katërt më i pasur në botë nuk i ka dhënë fëmijëve të tij celularë pa mbushur moshën 14 vjec duke i vendosur dhe një afat të kufizuar përdorimi. Por lista e drejtuesve që mbajnë me cdo kusht larg fëmijët e tyre nga produktet e krijuara apo të menaxhuara nga vetë ata është shumë e gjatë.  Përvec kësaj ata zgjedhin kopshte dhe shkolla që nuk kanë teknologji dhe as e përdorin ata. Institutet publike që frekuentohen kryesisht nga fëmijët e klasave të mesme ose të varfra, dixhitalizohen cdo vit e më shumë.

Në një nga deklaratat e tij më të fundit presidenti amerikan Xho Biden premtoi një normë për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet e internetit dhe kongresi amerikan do i kërkojë shumë shpejt platformave të ndryshojnë modelin e biznesit.

Lini një Përgjigje